Rritja e orarit të punës në 60 orë në javë | Bytyqi: Imagjinoni, në mes të asfaltimit punëtorët të thonë “Mirupafshim, na mbaroi orari i punës”

    Bytyqi: Nëse nuk bëjmë ndryshimet ligjore, autostrada do të ndërtohet më gjatë dhe do të kushtojë qindra milionë euro më shumë

    “Nëse nuk ndodhin ndryshimet ligjore, autostrada do të ndërtohet më gjatë dhe do të kushtojë qindra milionë euro më shumë”, kështu theksoi zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, në emisionin “Click Plus”.

    Rritja e orarit të punës në 60 orë në javë/ Bytyqi: Imagjinoni, në mes të asfaltimit punëtorët të thonë: “Mirupafshim, na mbaroj orari i punës”

    Bytyqi, ka folur edhe për ndryshimet në ligj që do të rrisin orarin e punës në 60 orë në javë. Sipas tij, ligji është i padefinuar.

    “Zgjidhja ligjore për 60 orë pune nuk është e shkruar gjëkundi, është 40 orë pune, me mundësi jashtë orarit të punës. Ne nuk kërkojmë që të jetë universale për të gjithë, por për investime me karakter strategjik dhe punonjësi nëse është dakord. Në zgjidhjen aktuale, ajo është aty, por nuk është e përcaktuar. Në fund të fundit, punëtori punon për tetë orë, shtron asfaltin dhe në orën e tetë na thonë se ka mbaruar orari. Prandaj duam të ndryshojmë zgjidhjen ligjore”, thotë Bytyqi.

    Sipas zv.kryeministrit, janë duke u rregulluar orë shtesë.

    Lajmi Paraprak

    BDI: VMRO-DPMNE shtyhet me “Levicën” se kush është më antishqiptar

    Lajmi i rradhës

    Trajanov: Një agjenci kundër korrupsionit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë