BDI: VMRO-DPMNE shtyhet me “Levicën” se kush është më antishqiptar

    Nga Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një njoftimi thuhet se VMRO-DPMNE për çdo ditë se është e orientuar rrënjësisht kundër shqiptarëve, kundër ndërtimit të Korridorit 8, kundër integrimit në Bashkimin Europian dhe miqësisë strategjike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    “Fushata brutale e pakuptimtë dhe e pasinqertë e VMRO-DPMNE-së së kundër ndërtimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit tonë është hipokrizi e plotë. Një gjë thonë në takime të mbyllura, tjetër gjë në opinion. Përpjekjet e VMRO-DPMNE-së për të konkurruar në një garë të vdekur me Levicën se kush është më antishqiptar, e kthen vendin para vitit 2001”, thuhet në reagimin e BDI-së.

    Ata shtojnë se partia e Mickoskit është kundër gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, ndërsa bllokimi, siç thonë nga BDI, i integrimit të vendit në BE dhe miqësia me SHBA-të nga VMRO-DPMNE, ka për qëllim përforcimin e pranisë ruse në vend dhe në rajon.

    “Publikimi i një fotografie të Mickoskit me uniformë të kamufluar, me kallashnikov të zbrazur dhe i rrethuar nga gra dhe fëmijë, si dhe thirrjet për luftë në Kuvend nga Nikollovski, kanë për qëllim destabilizimin e vendit dhe dërgimin e një mesazhi për shqiptarët se ata janë qytetarë të dorës së dytë në shtet. VMRO-DPMNE në garë me Levicën pro-ruse bllokon ligjet në Parlament, bllokon shtetin dhe demonstron se si dukej shteti i kapur si një kujtesë për qytetarët që mund të kenë harruar”, thuhet në reagimin e BDI-së.

    Lajmi Paraprak

    Për festën e Bajramit autobusët në Shkup do të qarkullojnë me orarin e ditës së diel

    Lajmi i rradhës

    Rritja e orarit të punës në 60 orë në javë | Bytyqi: Imagjinoni, në mes të asfaltimit punëtorët të thonë “Mirupafshim, na mbaroi orari i punës”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë