Rritja e pagës minimale, temë e takimit LSM-Qeveri

    Takimi mes Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë (LSM) dhe Qeverisë do të mbahet më 24 janar dhe në të do të bisedohet për kërkesat e sindikatës për rritje të rrogës minimale dhe për zbatimin e ndryshimeve ligjore me të cilat e diela është shpallur ditë jopune.

    Nga sindikata kërkojnë rritje urgjente të rrogës minimale në 18 mijë denarë dhe rritje graduale të të gjitha rrogave të tjera, ndërsa kërkesë e tyre është edhe konfirmimi i të drejtës së regresit në sektorin publik.

    Në takim, siç informojnë nga sindikata, do të bisedohet edhe për zbatimin e ligjit me të cilin e diela është shpallur ditë jopune sepse nga ana e disa punëdhënësve shkelet ligji për çka nga ana e LSM-së janë dërguar parashtresa në Inspektoratin e punës dhe të tregut.

    “LSM publikisht tregon se lëshime nuk do të ketë edhe nëse çështjet nuk zgjidhen përmes dialogut social menjëherë, LSM i bën thirrje punëtorit dhe anëtarësisë në grevë të përgjithshme mbarëpunëtore”, thuhet në kumtesën e LSM-së.

    Lajmi Paraprak

    Ministria e Arsimit në Shqipëri vendos: Shkollat do të mbyllen javën e ardhshme

    Lajmi i rradhës

    Bekteshi premton se do të sigurohet cilësi më e madhe e derivateve të naftës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë