Rrjetet sociale me pasoja fatale për rininë

    Devijimet e shumta, sidomos përdorimi i lëndëve narkotike, pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit, janë prezente në mesin e rinisë së sodit. Sikur të mos mjaftonin këto devijime, jo rrallë herë adoleshentët marrin vendime ekstreme. Në fund të vitit të kaluar kishim një vrasje në Tetovë të një të riu, ku e dyshuar ishte një adoleshente. Kurse së fundmi, opinioni në Tetovë është tronditur nga rasti tragjik me 16 vjeçaren e cila ndërroi jetë në rrethana ende të panjohura. Nga ana tjetër, në raportet ditore të policisë së Tetovës hasen gjithnjë të mitur që janë kapur me lëndë narkotike. Por, pse ndodhi ky devijim kaq i madh tek mosha e re?


    Njohësit e rrethanave shoqërore gishtin e drejtojnë te kujdesi i pamjaftueshëm prindëror, rrjetet sociale dhe institucionet që shumë pak kujdesen që të kemi rini të shëndoshë

    Devijimet e shumta, sidomos përdorimi i lëndëve narkotike, pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit, janë prezente në mesin e rinisë së sodit. Sikur të mos mjaftonin këto devijime, jo rrallë herë adoleshentët marrin vendime ekstreme. Në fund të vitit të kaluar kishim një vrasje në Tetovë të një të riu, ku e dyshuar ishte një adoleshente. Kurse së fundmi, opinioni në Tetovë është tronditur nga rasti tragjik me 16 vjeçaren e cila ndërroi jetë në rrethana ende të panjohura. Nga ana tjetër, në raportet ditore të policisë së Tetovës hasen gjithnjë të mitur që janë kapur me lëndë narkotike. Por, pse ndodhi ky devijim kaq i madh tek mosha e re?

    Njohësit e rrethanave shoqërore gishtin e drejtojnë tek kujdesi i pamjaftueshëm prindëror, rrjetet sociale dhe institucionet që shumë pak kujdesen që të kemi rini të shëndoshë.

    “Ajo që të gjithë neve na dhemb si shoqëri, si edukatorë, si qytetarë, si prind… është ndikimi negativ tek fëmijët sidomos tek adoleshenca i rrjeteve sociale në zhvillimin e identitetit të tyre. Këtu është problemi më i madh, për arsye se pas adoleshencës njerëzit e kanë të zhvilluar tashmë aftësinë e të menduarit kritik dhe ata vetvetiu përcaktojnë se çka do të selektojnë nga përmbajtja e mediumeve, rrjetet sociale dhe kanë përvojë, ndërkaq fëmijët dhe të rinjtë është problematike mungesa e përvojës së tyre, eksperiencës me jetën dhe aftësia e tyre e të menduarit kritik nuk është e zhvilluar”, thekson psikologu Lulzim Murtezani.

    Fëmijët përballen në rrjetet sociale me një botë tejet të dhunshme, me një botë që nuk përkon me jetën reale – prandaj qëndrimi i pakontrolluar i fëmijëve në rrjetet sociale është i rrezikshëm.

    “Kjo kategori e popullatës bëhet shumë e ndjeshme ndaj asaj që shihet qoftë në media, qoftë në rrjete sociale, sepse përballen me një realitet të shtrembëruar. Ata përballen me llojlloj informacione, me lajme të rreme, sidomos me Tik Toku-n, që ka përmbajtje edhe të rrezikshme. Prandaj fatkeqësisht ndikimi i këtyre rrjeteve sociale fatkeqësisht dezorientojnë personalitetin e një djali të ri, apo vajzës së re. Pasojat negative tashmë janë evidente. Prandaj, qëndrimi i pakontrolluar në rrjete sociale ku ka përmbajtje horror, lojëra të rrezikshme, të cilët e hipnotizojnë të riun”, thotë ai.

    Por, ku është roli i familjes, shkollës dhe institucioneve në parandalimin e devijimeve tek mosha më e re. Murtezani thotë se nëse nuk mund të kontrollojmë qëndrimin e fëmijëve në celularë, atëherë duhet që të kontrollojmë se çfarë përmbajtje shikojnë ata.

    “Fatkeqësisht, ne përballemi me raste kur celulari shndërrohet në instrument për të zëvendësuar dashurinë e prindërit, kujdesi ndaj fëmijëve dhe ne i themi ja merre celularin, rahat pi kafen dhe bëjmë punët tonë. Kjo është e dëmshme, sepse celulari nuk duhet të shndërrohet në zëvendësim të dashurisë dhe përkëdheljes, afërsisë… atëherë kjo është e rrezikshme dhe fatkeqësia jonë për të cilën duhet të mendojmë. Sepse, nëse fëmijët sot neglizhohen nga prindërit, nëse fëmijët neglizhohen në shkollë nga mësuesit, edukatorët… ku ne jemi dëshmitarë se në shkollat tona ndodhën bulizimi, keqpërdorimi i fëmijëve, sjelljet e dhunshme dhe nëse neglizhojmë këta, atëherë pasojat do të jenë fatale”, shprehet psikologu Murtezani.

    Në këtë drejtim, ai apelon që më shumë të motivohen edukatorët, mësuesit dhe profesorët, ata aq më shumë do të punojnë me fëmijët. Sipas tij, fëmijëve duhet t’u tregohet se në internet ka shumë gjëra që nuk janë reale, janë të rrejshme dhe nuk përkojnë me realitetin. /koha/

    Lajmi Paraprak

    “Më herët jonxhën e kositnim shtatë herë, tani mezi bëhet dy herë” / Banorët e fshatrave të Shkupit ankohen për ndotjen e mjedisit

    Lajmi i rradhës

    Psikologia Rexhepi: ekspozimi ndaj lajmeve negative shkakton traumë emocionale dhe shpirtërore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë