“Lulëzon” ekonomia joformale në vend, vjedh 23% të GDP-së

    Në vitin 2020, 2.5 miliardë euro u krijuan në ekonominë gri dhe në vend se në PBB-në totale, kanë përfunduar në xhepat e individëve.

    Sipas analizës së Institutit për Kërkime Ekonomike, Finance Think, ekonomia gri vjedh 23.5 për qind të totalit të prodhimit të brendshëm bruto në vend. Shkalla e lartë e korrupsionit, morali tatimor dhe efikasiteti i ulët i institucioneve kontribuojnë në rritjen e ekonomisë ilegale.

    “Arsyet janë korrupsioni i lartë, paqëndrueshmëria politike, dhe faktori i tretë është se si i shpenzon shteti paratë e popullit. Për shkak të moralit të ulët tatimor, nuk ka asnjë tolerancë tek vetë qytetarët për të denoncuar informalizimin”, deklaroi Bojan Sërbinoski- Finance Think.

    Instituti thotë se në letër ka strategji për të luftuar punën e padeklaruar, dhe mospagimin e taksave, por zbatimi është i keqorientuar.

    “Ne kemi një strategji nacionale, për luftimin e ekonomisë gri dhe kemi një plan operacional, por zbatimi ngec shumë. Ne kemi shumë pak qasje ku punojmë nga poshtë, pra ata që janë më të prekurit për të punuar me ta. Këto janë inspektoratet, duhet të punojmë me ta”, tha Bllagica Petreski, Finance Think.

    Për 14 vjet, përqindja e ekonomisë gri është ulur për 8%, thonë nga instituti. Kjo është kryesisht për shkak të aplikimit dhe rritjes së pagës minimale, dhe aplikimit të taksës së sheshtë në vitin 2008. Në mënyrë që ekonomia gri të tkurret edhe më tej, reformat tatimore dhe rritja e pagës minimale duhet të jenë në përputhje me rritjen e produktivitetit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: Nuk është koha për zgjedhje të parakohshme

    Lajmi i rradhës

    Poleni “ngulfat” qytetarë në alergji stinore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë