Rruga Tetovë – Prizren / Taipi: ende nuk është bërë asgjë për fazën e dytë

    Nazim Taipi në Daily Click tha se, për rrugën Tetovë-Prozren duhet të kalojë marrëveshja në Kuvend dhe pritet të ratifikohet pro që nuk pati informacion se kur mund të ndodhë kjo.

    Taipi tha se, ky projekt do të udhëhiqet nga Maqedonia e Veriut ndërsa kostoja do të ndahet nga dy shtetet ndërsa sa i përket punimeve në fazën e dytë, tha se nuk është bërë asgjë. Ai tha se nëse rritet intensiteti i punimeve, ky projekt so të përfundojë në fund të vitit 2028 dhe siç tha, ia kanë vënë obligim vetes që ky projekt të përfundojë në afat të caktuar.

    Taipi: mund të shtyhet afati për autostradën Kërçovë-Ohër

    Për autostradën Kërçovë -Ohër, zv/ drejtori i “Rrugëve Shtetërore”, Nazim Taipi tha se punimet duhet të përfundojnë deri në vitin 2026, por për shkak të disa problemeve si rrëshqitjet e dheut, çështja e  disa dëmshpërblimeve, punimet edhe mund të shtyhen.

    Për ndërtimin e Korridorit 8, Nazim Taipi tha se nëse rritet intensiteti i punimeve, ky projekt so të përfundojë në fund të vitit 2028 dhe siç tha, ia kanë vënë obligim vetes që ky projekt të përfundojë në afat të caktuar.



    Lajmi Paraprak

    Kriza e universiteteve nuk janë vetëm studentët

    Lajmi i rradhës

    U fal nga Siljanovska anëtari i grupit “Baron”, por arrestohet për një vepër tjetër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë