Lëvizja Besa do të garojë e vetme në zgjedhje, kërkojnë nga LSDM të mos ndërhyjë në betejën e tyre me BDI-në

    Foto: AIM

    Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilal Kasami do të garojë për së dyti herë në zgjedhjet lokale kundër Teuta Arifit në Tetovë, Fadil Zendeli dhe Nevzat Bejta do të përballen në Gostivar, ndërsa Blerim Sejdiu do të përballet përsëri me Fatmir Izairin e BDI-së në Komunën e Zhelinës. Të dyja partitë, Besa dhe BDI janë pjesë e qeverisë, por gara zgjedhore në këto komuna do të jetë shumë e ngushtë. Përderisa BDI bën thirrje për bashkëpunim parazgjedhor me LSDM-në, Besa ka vendosur të garojë e vetëm në zgjedhje. Ata duan që beteja politike të jetë e barabartë, përndryshe pjesëmarrja e tyre e mëtejshme në pushtet mund të vihet në pikëpyetje, përcjell Nistori.

    Besa do të ketë kandidatë për kryetarë dhe listë këshilltarësh në disa komuna. Ata gjithashtu po mendojnë kryetar komune për Shkupin. Në Strugë do të kandidojnë Abdullah Qazimin, në Çair – deputetin Kastriot Rexhepi, Tearcë – drejtorin e Agjencisë së Punësimit, Abdush Demiri dhe në Dibër do të kandidojnë një biznesmen i cili gjatë kohë ka jetuar në Amerikë.

    BDI do të ketë një promovim zyrtar të kandidatëve më 4 shtator. Në shumicat e komunave, kjo parti do të garojë në zgjedhjet lokale me kryetarët aktualë të komunës, si në Strugë me Ramiz Merko, Kërçovë-Fatmir Dehari, Dibër-Hekuran Duka, Çair-Visar Ganiu.

    Aleanca për Shqiptarët-Alternativa ende nuk kanë përcaktuar kandidat për kryetar në komunën e Tetovës, tre emra janë në dispozicion, përfshirë Ziadin Sela. Arben Taravari do të kërkojë një mandat të dytë për Gostivarin. Begim Pocesta do të marrë pjesë në garën zgjedhore në Dibër, Nazim Taipi në Tearcë dhe Sadik Sulejmani në Bogovinjë. Bashkëpunimi parazgjedhor me VMRO DPMNE do të zyrtarizohet më së voni, më 5 shtator. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kolaicioni “Ndryshojmë” kërkon rritjen e shtesës së fëmijës dhe shtesës për personat me aftësi të kufizuara

    Lajmi i rradhës

    Bytyqi: Nëse është e nevojshme do të sjellim masa të reja për mbështetje të gastronomëve dhe qytetarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë