Rubin: Maqedonia e Veriut ka problem me dezinformatat ruse

    I dërguari i posaçëm dhe koordinator i Qendrës për Angazhim Global në Departamentin e Shtetit amerikan, Xhejms Rubin, ditë më parë e filloi vizitën në Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Shqipëri, ku do të bisedojë për luftën kundër dezinformatave ruse.

    Siç bënë të ditur nga Departamenti i Shtetit, Rubin prej sot e deri më 14 prill do t’i vizitojë Podgoricën, Shkupin dhe Tiranën.

    Rubin para mbërritjes së tij deklaroi për N1 se “çështja dhe tema e vizitës janë serioze”, sepse në Ballkanin Perëndimor “ekziston problem me dezinformatat ruse: në Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe në gjithë rajonin”.

    “Dua të punoj me qeveritë të cilat duan të jenë pjesë e sistemit evropian dhe të jenë botë e të drejtave dhe rregullave ku respektohen parimet evropiane. Duam të bëjmë përpjekje që të bëjmë çmos që ta elimonojmë këtë ndotje të mjedisit mediatik”, tha Rubin. Është paralajmëruar se ai do të takohet me përfaqësues qeveritarë në Podgoricë dhe Shkup që të përforcohet mbështetja për nismat kundër dezinformatave.

    “Ata do të bisedojnë për përpjekjet e Rusisë, Kinës dhe faktorëve të tjerë dashakeq të cilët shfrytëzojnë dezinformatat që ta minojnë demokracinë dhe sigurinë kombëtare në botë dhe si vendet tona munden në mënyrë kolektive t’i kundërshtojnë kërcënimet në hapësirën informative”, thuhet në kumtesë.

    Rubini në Tiranë do të marrë pjesë në takime me ambasadorët amerikanë nga Ballkani Perëndimor.

    Duke folur për dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, Rubini deklaroi se SHBA-ja i përshëndet “marrëveshjet në të cilat punojnë BE-ja dhe i ndihmon Kosovës dhe Serbisë që të kenë marrëdhënie normale, që t’iu mundësojnë popujve që të jetojnë njëri pranë tjetrit, që t’i njohin simbolet, të drejtat e pakicave, liritë e popullit dhe të ecin përpara kështu që edhe Kosova edhe Serbia mund të jenë pjesë e institucioneve evropiane”.

    Ai shtoi se zgjidhja “duhet të jetë e pranueshme edhe për Kosovën edhe për Serbinë”, se “liderët duhet të marrin vendime të vështira dhe të nisen drejt normalizimit” dhe shprehu bindje se “sot kjo është e mundshme”.

    Lajmi Paraprak

    “HIP E ZBRIT” ME ÇMIMET E PRODUKTEVE! Nga sot përsëri shtrenjtime

    Lajmi i rradhës

    Boshatisen fshatrat e RMV, 40 vendbanime pa asnjë banor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë