Rusia “i hakmerret” RMV-së, shpall “non grata” diplomatin maqedonas

    Moska ka shpallur “non grata” një diplomat në ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Moskë, si reagim ndaj një vendimi të ngjashëm të Shkupit në muajin gusht.

    “Më 4 tetor, Olivera Chaushevska-Dimovska, ambasadorja e Maqedonisë së Veriut në Moskë, u ftua në Ministrinë e Jashtme të Rusisë dhe ju komunikua se një anëtar i ambasadës është shpallur “non grata”. Kjo masë është marrë si një përgjigje të vendimit të pabazuar të Maqedonisë së Veriut, e cila shpalli non grata një diplomat të ambasadës ruse”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Jashtme të Rusisë.

    Në muajin gusht, Bujar Osmani, ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, njoftoi se Shkupi shpalli non grata një zyrtar të ambasadës ruse. “Ministria e Punëve të Jashtme, brenda kompetencave të saj, po merr të gjitha masat dhe veprimet e duhura, sipas Konventës së Vjenës për marrëdhëniet diplomatike për të mbrojtur sigurinë kombëtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për të mbrojtur rolin dhe përgjegjësinë e vendit si anëtar i aleancës së NATO -s ”, tha Osmani në muajin gusht.

    Lajmi Paraprak

    Sali: Garojmë me zemër të pastër, do t’ia kthejmë dinjitetin dhe sigurinë banorëve të Çairit

    Lajmi i rradhës

    Kosova dhe Serbia prej sot mbulojnë simbolet shtetërore në targat e automjeteve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë