Sali: Garojmë me zemër të pastër, do t’ia kthejmë dinjitetin dhe sigurinë banorëve të Çairit

    Kandidati i koalicionit ASH-AAA në komunën e Çairit, Bekim Sali gjatë debati televiziv në Alsat M ka folur për projektet që do t’i realizojë gjatë mandatit të tij të ardhshëm në komunën e Çairit. Sali theksoi se Çairi do ketë siguri, hapësira të gjelbra dhe ringjalljen e Çarshisë së Shkupit, e cila është degraduar, sipas tij, nga kryetari paraprak, Visar Ganiu, përcjell Nistori.

    “Ne hyjmë në këtë garë të pastër, me zemër të pastër, me duar të pastër dhe me një plan afatgjatë të pastër dhe real”, ka theksuar Sali.

    “Duheshte patjetër të bëjmë një master plan të ri për Çairin e ri, i cili parasheh riorganizim hapësinor dhe riorganizim edhe të jetës sociale. Siguri për banorët e Çairit. Ne kemi paraparë aty tre pika policore, për ta shtuar sigurinë sepse jemi dëshmitarë të kriminalitetit të shtuar dhe vrasjeve në mes të ditës që ndodhin”.

    Sali premtoi se gjatë mandatit të tij do të realizojë projekte për ambientin, shtimin e hapësirave të gjelbra.

    Ai theksoi se Çarshia është zemra e Shkupit dhe shpirti i Çairit. Është burim financiar i shumë bizneseve dhe familjeve dhe se gjithë ai degradim që i ka ndodhur çarshisë, do të merr fund nëse ai menaxhon me komunën e Çairit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kasami: Fitorja në komunën e Tetovës, fitore pas së cilës nuk do të diskutojmë për ujë e mbeturina

    Lajmi i rradhës

    Rusia “i hakmerret” RMV-së, shpall “non grata” diplomatin maqedonas

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë