Ruskovska do të ankohet për Joveskin pasi mori vendim për suspendimin e saj nga puna

    Kryetarja e Prokurorisë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Villma Ruskovska, e cila u suspendua nga pozita, do të ankohet në Këshillin e Prokurorëve, pasi që kryeprokurori Ljubomir Joveski mori vendim për suspendimin e përkohshëm nga pozita e saj, njofton “TV24”.

    Vendimi i Joveskit vjen pasi ai paraprakisht ka shkruar një raport në të cilin janë gjetur parregullsi gjatë bastisjes që Ruskovska dhe prokuroret e kanë bërë në Drejtorinë e Policisë Financiare në korrik të këtij viti nën dyshimin se drejtori, Arafat Muaremi, ka fshehur gjëra në sirtar.

    Sipas ligjit, me vendimin e Joveskit përcaktohet se cili prokuror do t’i marrë lëndët e Ruskovskës, ndërsa deri në zgjedhjen e kreut të ri të Prokurorisë Publike, me këtë prokurori do të udhëheq prokurori të cilin Ruskovska e caktoi për zëvendës.

    Lajmi Paraprak

    “Nga 1 janari i vitit 2023, kërkesat për dokumente personale do të bëhen në formë elektronike”

    Lajmi i rradhës

    Komiteti i Helsinkit: Qeveria të dënojë nxitjen e urrejtjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë