Komiteti i Helsinkit: Qeveria të dënojë nxitjen e urrejtjes

    Komiteti i Helsinkit thotë se festimi i përvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit në vend që të ketë karakter unifikues, ishte një rast tjetër për përhapjen e urrejtjes dhe jotolerancës etnike.

    Në komunikatën për media tata thonë se “Njoftimi i prezantueses në gjuhën maqedonase, i cili u fishkëllye nga të pranishmit, bie ndesh drejtpërdrejt me idenë e një festivali multikulturor dhe shkakton urrejtje në mes të bashkësive etnike në vend. Akoma më shqetësuese është mungesa e dënimit nga ana e Qeverisë, gjë e cila ndikon edhe më tej në polarizimin në shoqëri. Pa një dënim të qartë padyshim që është i pakuptimtë kremtimi i Marrëveshjes së Ohrit, fryma e së cilës përmban bashkëjetesë, paqe dhe gjithëpërfshirje në shoqëri.

    Politikanët nuk duhet të normalizojnë gjuhën e urrejtjes, sepse në këtë mënyrë ata vetë kontribuojnë në nxitjen e atmosferës së ndarjeve, tensioneve dhe destabilizimit”, thonë nga Komiteti i Helsinkit. Në festën e 21 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit në sheshin Skënderbeu, prezantuesja u fishkëllye në momentin që filloi të lexojë programin në maqedonisht.

    Lajmi Paraprak

    Ruskovska do të ankohet për Joveskin pasi mori vendim për suspendimin e saj nga puna

    Lajmi i rradhës

    Personat me nevoja të veçanta paralajmërojnë protesta para Komunës së Çairit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë