Ruskovska: Kemi të dhëna se ku gjenden paratë e keqpërdorura nga zyrtari i qeverisë

    Prokurorja Vilma Ruskovska është prononcuar rreth hetimit të fundit të Prokurorisë lidhur me një zyrtar shtetëror për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe dy shtetasve kroat , me çrrastë tha se në Prokurori rasti ka arritur në gjysmën e dytë të vitit 2021.

    “Prokuroria e ka pranuar rastin në gjysmën e vitit 2021. Nga atëherë, prokurori kompetent ka dhënë shumë urdhra për mbledhjen e dëshmive dhe dje erdhi te njoftimi i fundit, me çka prokurori publik ka marrë urdhër për zbatimin e hetimeve dhe propozimin për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit. Pas kësaj mase, Gjykata do të vendos se si do ta procedojë më tej. Kemi të dhëna për atë se ku gjenden paratë. Të dyshuarit, shtetas kroatë, sipas informacioneve tona, nuk ndodhen në vend, por do të kontaktojmë me kolegët tanë kroatë, do t’ua dorëzojmë provat dhe nëse pranojnë të marrin përsipër ndjekjen, procedimi i mëtejshëm i tyre do të jetë në Kroaci”, deklaroi Villma Ruskovska, prokurore.

    Lajmi Paraprak

    Kasami: Më vjen mirë që në rastin e Zekirit, Prokuroria ka marr hapa konkrete

    Lajmi i rradhës

    Protestë masive, kërkohet rritje e pagave nga Lidhja e Sindikatave!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë