Ruskovska: Sipas ligjit të ri nuk mund të më shkarkoj askush nga detyra

    Vilma Ruskovska, kryetarja e Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në një intervistë për “Prizma” tha se nuk ka frikë nga shkarkimi i saj, duke mohuar spekulimet për atë temë.

    “Sipas ligjit të ri për Prokurorinë Publike, nuk ka asnjë mundësi për të ndryshuar ndonjë drejtues të prokurorisë për shkak të paaftësisë ose joprefesionalizëm. Tani nuk ka një mundësi të tillë. Unë nuk kam bërë krim, të paktën nuk e di se e kam kryer, kështu që mendoj se edhe nëse duan të më ndryshojnë, nuk ka mundësi”, tha Ruskovska.

    Duke komentuar deklaratën e Kryeministrit Zoran Zaev se ai nuk i beson rastit me Rashkovskin, Ruskovska tha:

    “Politikanët nuk duhet të komentojnë procedurat e kryera në Prokurori ose në gjykatë. Politikanët tanë nuk mund ta kuptojnë kurrë atë”, tha ajo.

    Lajmi Paraprak

    Mbi 330 mijë euro dëmshpërblim për gjykime të padrejta

    Lajmi i rradhës

    Zaev tha se Qeveria ka ulur ndotjen, OJQ-të: Po tallen me qytetarët!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë