Zaev tha se Qeveria ka ulur ndotjen, OJQ-të: Po tallen me qytetarët!

    Në Ditën Botërore të Mjedisit, autoritetet dhe ambientalistët me pikëpamje diametralisht të kundërta për nivelin e ndotjes së ajrit në Maqedoni. Projektet e Qeverisë, sipas Kryeministrit Zoran Zaev, dhanë rezultate dhe është ngrit edhe vetëdija te qytetarët.

    Këtë vit nuk flasim për ajrin e ndotur në kryeqytet. Gjegjësisht, kemi zvogëlim të madh në numrin e ditëve me përqendrime të tejkaluara të grimcave PM”, tha Zoran Zaev kryeministër.

    Por, nga shoqata “Eko Gerila” thonë se është e turpshme pushteti  të mburret se e ka përmirësuar situatën me ndotjen në vend dhe e nënvlerësojnë inteligjencën e qytetarëve.

    Ndërsa shoqata “Eco Svest”, e cila është një nga më të zëshmet dhe më aktivet në luftën kundër ndotjes së ajrit, u bën apel autoriteteve të krijojnë një Fond Kombëtar për mjedisin.

    Krijimi i një fondi për mjediin jetësor përmes mbledhjes sistematike të eko-taksave në një vend do të sigurojë buxhetin e nevojshëm për aktivitetet dhe masat për mbrojtjen e mjedisit dhe natyrës dhe në të njëjtën kohë do të imponojë kontroll më të madh mbi shpenzimin e parave …”, thonë nga “Eko Svest”.

    Ekspertët gjatë këtij viti theksuan se përmirësimi minimal i ndotjes së ajrit është për shkak se pandemia ka zvogëluar aktivitetin e industrisë, por edhe numrin shumë të madh të ditëve gjatë dimrit kur kishte erë që nuk lejoi smogu të qëndrojë nëpër lugina./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Ruskovska: Sipas ligjit të ri nuk mund të më shkarkoj askush nga detyra

    Lajmi i rradhës

    Kasparov: Putinin e njoh vetëm si diktator të Rusisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë