Rustemi: Këtë vit nga pagesat rrugore planifikojmë të marrim mbi 50 milionë euro

    Drejtori i “Rrugëve Shtetërore”, Ejup Rrustemi në CLick21 tha se vitin e kaluar kanë mbledhur 46 milionë euro nga pagesat rrugore, ndërsa këtë vit planifikohet që të mblidhen mbi 50 milionë euro.

    “Në vitin 2021 kemi qenë diku 46 milionë euro, në këtë vit planifikimet janë mbi 50 milionë euro të marrim nga pagesat rrugore”, tha Rustemi duke shtuar se këto mjete financiare nuk janë të mjaftueshme marrë parasysh projektet e mëdha infrastrukturore që po zhvillohen në vend.

    Rustemi tha se aktualisht nuk ka mjete financiare për rehabilitimin e autostradës Shkup-Kuanovë. Sipas tij kjo ndodh pasi është rritur çmimi i materialeve ndërtuese dhe si rrjedhojë mjetet e parapara nuk arrijnë të mbulojnë shpenzimet për meremetimin e kësaj rruge.

    “Krej kjo lufta që ndodhi në Ukrainë, me rritjen e çmimeve, posaçërisht në sferën e ndërtimtarisë që kemi rritje diku 55 deri 63 për qind janë rritur çmimet në ndërtimtari. Kjo ka shkaktuar probleme shtesë. Ai kredit, që ka qenë 181 milionë është ka fundi dhe nuk kemi mundësi që ta mbulojmë me atë. Ne jemi duke shikuar mundësi të tjera financiare pasi që puna e parë është që duhet të gjejmë burimet financiare”, tha mes tjerash Rustemi.

    Lajmi Paraprak

    Tensionet në veri | Begaj: Kosova një realitet i pakthyeshëm politik

    Lajmi i rradhës

    Nga mesnata rritet çmimi i dizelit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë