Rustemi: u përpoqëm shumë, por nuk arritëm ta përfundojmë autostradën Kërçovë – Ohër

    Drejtori i Ndërmarrjes Publike Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi në ngjarjen ku tregoi llogaridhënien vjetore, është ndalur në autostradën Kërçovë – Ohër, projekt i cili ka një dekadë që realizohet dhe assesi të përfundojë, përcjell Nistori.

    Rustemi tha se u përpoqën shumë, por përfundimi nuk është arritur për shkak të paraqitjes së rrëshqitjeve të reja të dheut.

    “Edhe pas të gjitha përpjekjeve tona dhe angazhimeve tona ndaj realizuesit të punimeve, nuk arritëm të përfundojmë këtë projekt shumë të rëndësishëm si pjesë e Korridorit 8, për shkak të rrëshqitjeve të dheut”, tha Rustemi.

    Më tej tha se është përgatitur edhe revizion dhe do të shqyrtohet në seancën e radhës të Qeverisë.

    “62 milionë euro u grumbulluan nga taksat rrugore”/ Rustemi thotë se ky është “rekord më i madh në historinë e ndërmarrjes”

    Rustemi ka bërë të ditur se janë realizuar të hyra rekorde nga taksat rrugore në autostradat e Maqedonisë së Veriut. Nga taksat rrugore janë grumbulluar 62 milionë euro dhe në krahasim nga vitet e kaluara, kemi rritje të të hyrave për 100%.

    “Është arritur rekordi më i madh në histori nga themelimi i kësaj Ndërmarrje në mbledhjen e të ardhurave nga pagesat e pikave rrugore. Në këtë vit kemi grumbulluar 62 milionë euro. Nëse i krahasojmë këto me vitet e kaluara, konstatojmë se kemi bërë rritjen e të ardhurave nga pagesat rrugore për 100%”, shtoi Rustemi.

    Rustemi llogaridhënie: vit historik, filluam projektin më të madh për Korridorin 8 dhe 10D

    “Realizuam një vit rekord në investim të rrugëve moderne, një vit rekord në të hyrat nga pagesa e taksës rrugore, por ky vit ishte edhe vit historik në të cilin filluam me projektin më të madh për ndërtimin e autostradave të Korridorit 8 dhe Korridorit 10D”.

    Kështu e vlerëson vitin 2023, drejtori i Ndërmarrjes Publike Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi.

    Më tej ai shpalosi të dhënat:

    400 milion euro investime
    62 milionë euro të hyra nga taksat rrugore
    630 km rrjet rrugor i përfunduar (2021/2023)
    160 km ndërtim të autostradave – aktive
    51 km rrugë eksprese – aktive
    65 km rehabilitim të rrugëve rajonale – aktive
    Implementim i sitemit RAMS
    Implementim i sistemit për menaxhim me urat
    Mbi 1300 m3 mbeturina të mbledhura
    5 300 000 м2 bar dhe shkurre të prera.

    Lajmi Paraprak

    Kush është fajtorë për rezultatet e PISA-s të nxënësve në RMV?

    Lajmi i rradhës

    Nivelet e larta të vitaminës B6

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë