Rutte nuk e përjashton marrjen e postit të kreut të NATO-s

    Kryeministri holandez Mark Rutte ka deklaruar se nuk e përjashton marrjen e postit të kreut të NATO-s. “Posti i sekretarit të përgjithshëm është shumë interesant”, tha Rutte në një intervistë të dhënë për një radio holandeze.

    Rutte, që planifikon të braktisë politikën e brendshme pas zgjedhjeve që do të mbahen në nëntor, pasojë e rënies së qeverisë së tij në korrik, më herët kishte lënë të kuptohej se nuk ishte i interesuar për një rol me përgjegjësi kaq të madhe.

    Por tani ai pretendon se në krye të aleancës ushtarake të Atlantikut të Veriut mund të japë një kontribut të madh.

    Pushtimi që Rusia e presidentit Putin i bëri Ukrainës e ka ndryshuar NATO-n dhe llogaritë e vendeve anëtare se kush mund të drejtojë organizatën.

    Gjithashtu, lufta e ka vënë Aleancën në një pozitë të re, duke e bërë detyrën e sekretarit të përgjithshëm më të ndjeshme politikisht dhe më të kualifikuar se në të kaluarën.

    Jens Stoltenberg, që ka qenë në krye që prej vitit 2014, gjatë verës pranoi të qëndronte në detyrë deri në tetor të 2024-s.

    Rutte, një nga liderët më jetëgjatë të Evropës, është lidhur me një seri vendesh të rëndësishme pas atij të kryeministrit, përfshirë atë të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s. /Euronews/

    Lajmi Paraprak

    A janë të gjithë emigrantë në Rutën Ballkanike?!

    Lajmi i rradhës

    Leyen në Shkup: me padurim presim t’ju shohim në BE me identitetin tuaj të veçantë dhe gjuhën maqedonase

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë