Ruzhin: Në Maqedoni duhet diplomaci e shtuar ndërkombëtare

    Përfundimi i skriningut dypalësh dhe gjetja e mundësisë politike për sigurimin e 80 deputetëve të nevojshëm për t’i votuar ndryshimet kushtetuese si kusht për hapjen e kapitujve me BE-në, mbeten strategjia kryesore e qeverisë dhe shtetit, thotë ish amabasadori, Nano Ruzhin.

    Ai është i mendimit që ekzektuvi të krijojë një strategji me afate të ndryshme kohore, në mënyrë që t’ju përgjigjet situatave që mund t’i implikojë opozita dhe partitë me orientim anti-perëndimor.

    “Gjithsesi sipas meje do të thoja se kjo strategji do të duhet të kishte më së paku tre nivele: afatshkurte, afatmesme dhe afatgjate me atë që do të duhet të përmbanin instrumente të shumta për fushatë të suksesshme. Por, më me rëndësi është dialogu, bashkëpunimi, tolerenca mes partive në pushtet dhe opozitë. Ky aktivitet nuk duhet të jetë i atillë pa precizitet dhe pa parashikime. Duhet të matet serioziteti dhe disponimi i opozitës” – deklaroi ish ambasadori, Nano Ruzhin.

    Hapja e kapitujve në 2023?! Ruzhin: Duhet diplomaci e shtuar ndërkombëtare

    Ruzhin thekson edhe nevojën për shtimin e diplomacisë ndërkombëtare e cila njëherit do të shërbente si garancë për integrimin e vendit, dhe, sipas tij, kjo do t’i zgjidhte edhe dilemat e popullatës dhe do të ulte euro-skepticizmin. Ish ambasadori nuk është i mendimit se Bullgaria do t’a bllokojë sërish vendin tonë pas tejkalimit të këtij problemi.

    “Parashtrohet pyetja se kush mundet të ndihmojë? Gjithsesi mendimi i parë na çon te bashkësia ndërkomëbtare, që në njëfare mënyre mund të jetë edhe garancë për çështje të caktuara. Është me rëndësi bashkësia ndërkomëbtare, e cila duhet të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi që mendoj se është i fundit. Secili që vlerëson se fqiu lindor do të na kushtëzojë edhe pas zgjidhjes së këtij problemi, zhgjënjehet, sepse edhe fqiu ynë është viktimë e bllokadave të ndryshme” – u shpreh Nano Ruzhin.

    Në Bruksel vazhdojnë takimet bilaterale mes vendit tonë dhe shteteve anëtare të BE-së, ndërsa hapja e kushtetuës sipas autoriteteve, nuk do të ngritet deri në momentin kur të sigurohen numrat e nevojshëm për ndryshimin e Preambulës së Kushtetutës. /RTVM2/

    Lajmi Paraprak

    SHTRENJTOHET PARAJA! Kamatat prekin biznesin, më pak qytetarët

    Lajmi i rradhës

    NDRYSHIMET KUSHTETUESE | Kovaçevski: Nuk do të jetë e lehtë, por pres nga deputetët të tregojnë sjellje burrështetase

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë