Sa është i ndotur ajri në Shkup që nga fillimi i sezonit të ngrohjes?

    Një fabrikë në Shkup / Fotografia: Nistori

    Të dhënat e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të marra nga stacionet matëse të instaluara në komunat e Shkupit, tregojnë se ndotja e ajrit me grimcat PM10 është rritur pothuajse dy herë që nga fillimi i sezonit të ngrohjes më 15 tetor 2024, përcjell Nistori.

    Tradicionalisht, zona më e ndotur këtë sezon është Lisiçe, e cila në ditën e fillimit të sezonit regjistroi ndotje pak më pak se 50 mikrogramë për metër kub në ditë. Pardje, më 8 nëntor, në Lisiçë është regjistruar ndotja mesatare ditore me grimcat PM10 prej 104 mikrogramë për metër kub. Ndryshe, ndotja maksimale e lejuar me PM10 sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë është 50 mikrogramë për metër kub.

    Por pjesa tjetër e vendbanimeve të Shkupit nuk janë shumë prapa Lisiçes kur është fjala për ndotjen e ajrit. Në krye janë edhe Qendra, Gazi Baba dhe Rektorati. Në fakt, kudo që janë në funksion stacionet matëse, ditët e fundit është regjistruar ndotje mbi maksimumin e lejuar nga OBSh. /Nistori/

    CILËSIA E AJRIT NË MAQEDONINË E VERIUT! SHIKO KËTU HARTËN!

    Lajmi Paraprak

    Rrugëve të artit për ta gjetur shpirtin 

    Lajmi i rradhës

    ​Varfëria dhe kriza e strehimit, kryefamiljari: fëmijët i mbajmë veç nëpër mjekë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë