Sa fëmijë u prekën në Shqipëri nga Covid-19?! (Video)

    Fotografi ilustruese

    Gjatë një vit pandemi janë prekur rreth 4000 fëmijë nga covid 19, nga të cilët 178 janë shtruar në repartin covid  në shërbimin e pediatrisë. Por në fakt covid ka prekur më pak fëmijët e vegjël se sa të rriturit. Shefja e Shërbimit Infektiv në Pediatri për herë të parë shpjegon përse covid ka pasur këtë sjellje me fëmijët, ku rastet 0-1 vjeç kanë qenë shumë të pakta.  

    Përveç imunitetit fëmijët e vegjël u prekën edhe nga shumë infeksione të tjera.

    Vaksina e kalendarit të detyrueshëm sidomos ajo e fruthit, por edhe të tjera që janë me virus të gjallë. Profilaksia e vitaminës D ku të gjithë fëmijët janë përfshirë u ka krijuar një mbrojtje ndaj covid 19. Por ata prekën edhe nga coronaviruse të grupeve të tjera.

    Gjithsesi tanimë  vaksina Pfizer dhe Moderna ka nisur të testohet edhe tek fëmijët nën 12 vjeç, në mënyrë që edhe ata të vaksinohen ndaj covid 19 dhe mutacioneve të tij. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Patozi jep dorëheqjen nga drejtimi i Bindjes Demokratike: Dorëheqja ime është një akt moral përgjegjësie, por assesi dorëzim

    Lajmi i rradhës

    Provat filmike tregojnë se Vetëvendosja në Shqipëri kishte dhjetëfishin e votave që iu njohën zyrtarisht

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë