Sa ka tregti korrekte në RMV!

    Vet i caktojnë afatet dhe vetë i shkelin ato. Kjo ndodhi edhe me rastin e konsolidimit të draft-Ligjit për tregti jokorrekte. Në takimin që patën para një muaji përfaqësues të Odës Ekonomike dhe Ministrisë, thanë se deri më 25 tetor do të dorëzojnë të gjitha vërejtjet për këtë propozim ligj që po hartohet.

    As në javën e dytë të nëntorit këto detaje nuk u publikuan nga Oda Ekonomike, të cilët thonë se ende ka kohë. Ky “pazar” që po bëhet nga Oda shton presionin kohorë të parashtrimit të këtij ligji në Kuvend që duhet të miratohet brenda këtij viti me procedurë të shpejtë, duke përdorur në të edhe flamurin evropian.

    “Jemi në fazën e diskutimit dhe konsolidimit të vërejtjeve tona lidhur me propozim ligjin për tregti jokorrekte. Në këtë moment nuk kemi diçka konkrete që do të mund të ndanim me publikun lidhur me këto vërejte” , thonë nga Oda Ekonomikë e Maqedonisë së Veriut.

    Pyetëm edhe Ministrinë e Ekonomisë, të cilët janë propozues të këtij draft-ligji për parandalimin e tregtisë jokorrekte, të cilët na thanë se tek javës tjetër do të publikohen vërejtjet e firmave afariste. Ministri Kreshnik Bekteshi tha se do të marrin parasysh të gjitha vërejtjet e kompanive private që nëse qëndrojnë mund të përfshihen në propozim ligj. Por, drafti fillestar mbahet larg syve të opinionit publik.

    “Ne i kemi pranuar të gjitha vërejtjet, të gjitha komentet, jo vetëm nga Oda Ekonomike por edhe nga palët e tjera të përfshira, siç janë shoqata dhe organizata të ndryshme. Gjatë kësaj jave do t’i shqyrtojmë dhe do të mbajmë takimin e fundit me Odën Ekonomike për ti parë se cilat do të jenë të pranueshme, të cilat mund të inkorporohen në versionin final që do të dërgohet në Kuvend, që do të ndodh javës tjetër”, tha Kreshnik Bekteshi, Ministër i Ekonomisë.

    Ky ligj pritet të jetë vazhdimësi e masave për ngrirje të çmimeve, të cilat në mënyrë autonome kanë rregulluar tregun me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore për periudha të caktuara. Deri sa në kohë të krizës energjetike dhe financiare fryrjen e rrejshme të çmimeve në treg nga firmat private e kanë frenuar me vendime qeveritare, tani pritet që kjo të rregullohet me ligj, në mënyrë që norma e fitimit mos të kaloj 10%, thonë autoritetet. Sesa do të arrihet kjo pritet të shihet nga 1 janari i vitit 2024. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Raporti i KE: RMV nuk ka shënuar përparim në sferën e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike

    Lajmi i rradhës

    BE: Qeveria e RMV urgjentisht t’i përkushtohet përfundimit të hekurudhës drejt Bullgarisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë