Sa pacientë me fibrozë cistike në RMV janë në rrezik nga mungesa e terapisë?

    Mjekja specialiste e pomologjisë Stojka Fushtiq, në Click Plus në TV21, duke folur për sëmundjen e fibrozës cistike, tha se ka pacientë të cilëve gjendja po përkeqësohet në mënyrë progresive, përcjell Nistori.

    “Sidomos një popullatë e moshuar që ka sëmundje mjaft të avancuar të mushkërive dhe një cilësi shumë të dobët të jetës.” tha ajo.

    Fushtiq thotë se fibroza cistike është një sëmundje që ka ecuri progresive, por me terapitë e reja mund të përmirësohet dukshëm prognoza.

    “Kam 30 vite që merrem me këtë sëmundje, kur kam filluar, vdekshmëria ishte shumë e lartë. Shumica e tyre kanë vdekur në foshnjëri dhe fëmijëri të hershme dhe kjo ka qenë shtysa ime për të bërë diçka sepse vdekja nga një sëmundje respiratore është shumë e vështirë dhe ecuria e sëmundjes në përgjithësi”, u shpreh doktoresha.

    Gaspar: Ecuria e fibrozës cistike çon në situatë të tillë që nuk e luftojmë dot, por mund ta parandalojmë që të mos përkeqësohet

    Fiki Gaspar nga Shoqata e Fibrozës Cistike thotë se vetë ecuria e sëmundjes e bën një situatë të tillë që nuk e luftojmë dot, por mund parandalojmë që kjo sëmundje të mos përkeqësohet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e Kosovës miraton marrëveshjen për lëvizjen me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë