Sa shumë para qarkullojnë rusët në Maqedoni – qindra miliona

    Prodhuesi i energjisë së ngrohjes në Shkup, por edhe të rrymës nga gazi, kompania ruse ТETO me qarkullim prej afër 92 milionë euro renditet ndër kompanitë më të suksesshme në Maqedoninë e Veriut. Kapacitetet mesatare të saj të saja janë 220 megavat orë për prodhimin e energjisë elektrike dhe 160 megavat orë për prodhimtarinë e energjisë së ngrohjes. Sipas analizave të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Teto në vitin 2020 ka prodhuar 20 për qind të rrymës së prodhuar në vend.

    Pas TETO-s që renditet në vendin e 15-të me xhiro më të madhe në ekonominë vendore, në vendin e 31-të me qarkullim prej afër 70 milionë euro renditet kompania tjetër ruse Lukoill me afër 70 milionë euro qarkullim. Në tregtinë me pakicë të derivateve të naftës, Llukoil merr pjesë me 14.4 për qind në vitin 2020, në tregun vendor ku me 42 për qind dominon kompania vendore MakPetroll. Në vendin e tretë me 10.6 për qind merr pjesë kompania Supertrejd. Të tre kompanitë e tregtisë së naftës mbulojnë afër 68 për qind të tregut vendor të naftës dhe benzinave që kryesisht importohen nga Greqia.

    Gjithashtu në vitin 2020, importuesi më i madh i naftës ka qenë rafineria OKTA me gati 67 për qind, që gati dhjetë vite nuk është prodhues, por tregtar dhe nuk përdor as naftësjellësin nga kufiri grek deri në Shkup. Super Trejd merr pjesë me 10.4 për qind në importin e naftës, dhe Lukoil merr pjesë në importin e naftës me 8.5 për qind të totalit të tregut , tregojnë analizat e organeve rregullatore.

    Ndër tre kompanitë më të mëdha ruse, në vendin e 62-të renditet kompania Buçim nga Radovishi si prodhuese e vetme e bakrit në Maqedoninë e Veriut që qarkullon afër 40 milionë euro. Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë që gjendet në pronësi të kompanisë Solvej, Buçim në periudhën 2005-2020 , pas ristartimit të saj në vitin 2005 ka pasur qarkullim prej 627,7 milionë euro dhe harxhime prej 481 milionë euro, duke realizuar fitim prej afër 147 milionë euro para tatimit. Njëherësh në këtë periudhë ka paguar edhe tatim në fitim prej 14.5 milionë euro, si dhe 14 milionë euro në emër të koncesioneve për shtetin.

    Njëherësh Maqedonia e Veriut deri në ndërtimin e kapaciteteve të reja për transportin e gazit nga Greqia në tërësi varet nga gazi prej Rusia. Nga ana tjetër, në rajon kompanitë ruse kanë vazhduar me punën e tyre me përjashtim të bankave në pronësi ruse, të cilat, pas vendosjes së sanksioneve ndaj bankave ruse në Evropë, kanë ndërruar pronarët në kushtet e ngrirjes së punës së tyre në BE. /koha.mk/

    Lajmi Paraprak

    MMPT: Ndërtimet pa leje në Tetovë nuk kanë të ndalur – kjo për shkak të paaftësisë së Inspektoratit

    Lajmi i rradhës

    Nëse nuk fitonte para të mjaftueshme, nëna dhe njerku e keqtrajtonin fizikisht

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë