Sajkoski i VMRO-DPMNE-së: Maqedonisë i nevojiten politikanë të ndershëm, njerëz për të cilët politika nuk është mjet pasurimi

    Gjorgjija Sajkoski sekretar i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së në fjalën hyrëse në kongresin e 17 të rregullt të VMRO-DPMNE-së tha se sytë e Maqedonisë janë kthyer nga VMRO-DPMNE ku shpresohet për ndryshim në një të ardhme më të mirë. Ai shton se nuk duhet të tradhtojnë atë shpresë te njerëzit dhe do ta justifikojnë.

    “Sytë e Maqedonisë janë kthyer nga VMRO-DPMNE me shpresën për ndryshim dhe një të ardhme më të mirë. Nuk duhet ta tradhtojmë atë shpresë te njerëzit dhe do ta justifikojmë. Gjithmonë pritet shumë nga VMRO-DPMNE, por edhe ne japim shumë. VMRO-DPMNE ka 30 vjet që është aktor dhe krijues aktiv në Maqedoni, por thelbi i VMRO-DPMNE-së është se vazhdimisht po përmirësohet, ndryshon dhe përshtatet me kohën e re, në të mirë të atdheut. Secila gjeneratë përpiqet ta kalojë gjeneratën e mëparshme dhe për këtë kemi progres”, tha sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjija Sajkoski

    Sajkoski theksoi se VMRO-DPMNE nën udhëheqjen e presidentit Hristijan Mickoski në këto zgjedhje lokale fiton fitoren më të madhe të opozitës që ka pasur ndonjë parti politike në zgjedhjet lokale që nga pavarësia e deri më sot.

    “VMRO-DPMNE fitoi në mbi 40 komuna me një diferencë prej mbi 100.000 votash për vetëm 4 vite, të cilat u gërshetuan me ngacmimet ndaj secilit prej jush, zhvendosje dhe shkarkim të vendeve të punës, shkatërrim fatesh, sfida dhe goditje të forta për partinë dhe për shtetin, prona e ngrirë, denigrim i vazhdueshëm. Por ne ngulmuam dhe arritëm të ngremë kokën dhe të inkurajojmë njerëzit. Këto 4 vite nuk ishin të lehta, ishin vite të një regjimi të vështirë që depërtoi në çdo pore të shoqërisë. Në gjithë këto halle na udhëhoqi një njeri që nuk e humbi besimin dhe na udhëhoqi në të gjitha betejat, na shpuri drejt fitoreve dhe së bashku me të gjithë ne shtruam rrugën, patëm energjinë për ta kthyer ëndrrën e secilit prej nesh në realitet”, tha Sajkoski.

    Sajkoski theksoi se Maqedonia ka nevojë për hapa të shpejtë përpara, dhe kjo është e mundur vetëm me politikanë të ndershëm, me njerëz për të cilët politika nuk është mjet pasurimi, por mjet për të ndihmuar popullin e vet.

    “Duhet të tregojmë përgjegjësi, të ndryshojmë gjërat, të ndryshojmë imazhin e politikës maqedonase, të fillojmë ndryshimet, të derdhim energjinë e shpirtit të lirë të inteligjencës. Koha në vazhdim kërkon shumë punë, përkushtim dhe sakrificë. Jam i bindur se presidenti Hristijan Mickoski do të shumë më tepër për VMRO-DPMNE-në dhe Maqedoninë”, tha Sajkoski.

    Lajmi Paraprak

    A e ndihmon Maqedonia e Veriut zhvillimin e blegtorisë?

    Lajmi i rradhës

    Ten Hag, kandidati për t’u bërë menaxher i përhershëm i Manchester United

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë