Sajkoski: VMRO-ja mund të koalicionojë me opozitën shqiptare pas zgjedhjeve

    Sajkoski: Nuk besoj se ndryshimet në Kodin Penal janë për kthimin e Gruevskit

    Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Gjorgjija Sajkoski, në TV21 tha se nuk beson se ndryshimet në Kodin Penal janë për kthimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, përcjell Nistori.

    “Nuk besoj se ndryshimet në Kodin Penal janë për kthimin e Gruevskit dhe këtë do ta tregojë koha. Ndoshta duhet ta pyesni për këtë, sepse nuk i di planet e tyre, planet e LSDM-BDI-së. Nga partia jonë nuk ka pasur asnjë të përfshirë në këtë ligj e as për shumë ligje të tjera që janë të dëmshme për shtetin tonë”, tha Sajkoski.

    Sajkoski: VMRO-ja mund të koalicionojë me opozitën shqiptare pas zgjedhjeve

    Sajkoski theksoi se VMRO-DPMNE mund të bëjë koalicion me Frontin Evropian të opozitës shqiptare.

    “Në VMRO-DPMNE jemi gjithmonë në disponim për koalicione, në raport me bllokun politik shqiptar, që është opozita dhe ai koalicion është ende aktiv. Në nivel lokal, Kasami nga Besa, i cili është në koalicion me Bashkimin Evropian për Ndryshim bashkë me Mexhitin dhe Gashin, ndoshta në atë anë”, deklaroi Sajkoski.

    Sajkoski: VMRO-ja nuk ka komunikim me Ahmetin, rregulli “fituesi me fituesin” është shkelur nga BDI-ja

    Duke folur për situatën politike aktuale dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ai tha se ata si parti nuk kanë komunikim me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

    “Parimi i fituesit me fituesin është shkelur nga BDI, kur nuk u bë koalicioni më 2016, kur VMRO-ja ishte fituese, ata nuk e respektuan atë parim dhe u imponuan. Shpresoj se do ta zgjedhim ne koalicionin e ardhshëm”, shtoi ndër të tjera Sajkoski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ahmeti: njerëzit po na ikin, kemi agjenda se si t’i kthejmë ata që i kemi jashtë

    Lajmi i rradhës

    Propozohet heqja e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë