Ahmeti: njerëzit po na ikin, kemi agjenda se si t’i kthejmë ata që i kemi jashtë

    Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti edhe mbrëmë ka bërë thirrje për bashkim të shqiptarëve. Nga Kumanova, ai premtoi se do ta vazhdojë misionin e 2001-shit dhe se kjo do të kontribuojë në kthimin e rinisë në vend, njofton TV21, përcjell Nistori.

    “I vetmi shpëtim është fronti europian. Njerëzit po na ikin, njerëzit po na rrallohen”, tha Ahmeti.

    Kjo sipas tij do të mundësohet me miratimin e ndryshimeve kushtetuese, të cilat do të sjellin edhe mirëqenie ekonomike në vend.

    “Ky standard do të arrihet me ndryshimin kushtetuese. Me anëtarësimin në BE do të ndryshojnë rrethanat në vend, do të ketë një mirëqenie tjetër ekonomike. Këtu edhe fillon moslargimi i njerëzve. Tani do të kemi agjenda që t’i kthejmë ata që i kemi jashtë”, tha Ahmeti më tej.

    Ahmeti porositi se me parulla patriotike nuk mund të bëhet kjo.

    “Me parulla patriotike nuk mund t’i kthejmë njerëzit. BDI është e vetmja lëvizje që ka program, që ka vizion për zhvillimet gjeopolitike, gjeostrategjike”, tha Ahmeti më tej duke thënë se “nuk heqim dorë nga synimet”.

    Lajmi Paraprak

    IShP: fëmijët të konsumojnë më shumë pije dhe lëngje natyrale, ndërsa më pak ‘Prime’

    Lajmi i rradhës

    Sajkoski: VMRO-ja mund të koalicionojë me opozitën shqiptare pas zgjedhjeve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë