Sali Berisha goditet me grusht në protestë, gjakoset në fytyrë

    Një incident ka ndodhur pak më parë në protestën e PD ku është goditur me grusht Sali Berisha.

    Një person ka hyrë në radhët e protestuesve dhe ka goditur në fytyrë kreun e PD, duke i shkaktuar atij lëndim në fytyrë.

    Menjëherë kanë ndërhyrë bodigardët e Sali Berishës, duke e mbuluar këtë të fundit me flamuj që të mos dukej nga kamerat.

    Ndërkohë, shumë protestues i janë vërsulur personit i cili goditi me grushte Berishën.

    Ky i fundit është shoqëruar nga efektivët e policisë.

    Menjëherë pas sulmit, kreu i PD-së është ngjitur në podium dhe ka dhënë një mesazh të shkurtër.

    “Poshtë Edi Rama. Rroftë opozita shqiptare. Kundër regjimit të kriminelëve. Nder përjetë protestuesve”, ka thënë Berisha.

    Personi që grushtoi Sali Berishën gjatë protestës u shoqërua në fillim drejt selisë blu.

    Në selinë e PD-së mbërritën menjëherë forcat e policisë. Shtetasi shfaqet i gjakosur dhe disa minuta më vonë në seli ka mbërritur ambulanca, për t’i dhënë ndihmën e parë. Policia njofton se po punohet për identifikimin e autorit, sapo të mjekohet.

    “Ku e ke dokumentin, kush të ka fut këtu?”/ Ja si u shoqërua agresori i Sali Berishës në protestë pasi e qëlloi me grusht

    U shënua me incidente protesta e thirrur nga opozita ndërsa në Tiranë mbahet Samiti BE Ballkani Perëndimor.

    Një person është shkëputur nga turma ndërsa ka qëlluar me grusht, ish kryeministrin Berisha. Situata është tensionuar, nga protestuesit të cilët kanë neutralizuar personin në fjalë.

    Në videon e siguruar nga Anila Hoxha, duket që personi që qëlloi ish kryeministrin shoqërohet nga protestuesit drejt selisë së PD, nga ku mësohet se është marrë më pas nga policia.

    Lajmi Paraprak

    Ambasadorja Aggeler: Ekipi amerikan do të qëndrojë në Shkup për të hetuar korrupsionin në RMV

    Lajmi i rradhës

    “Në Haraçinë ka grupe kriminale”, Ibrahimi: Nuk kemi as stacion policor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë