Ambasadorja Aggeler: Ekipi amerikan do të qëndrojë në Shkup për të hetuar korrupsionin në RMV

    Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Aggeler në Twitter ka shkruar se, një ekip amerikan ka arritur në Shkup për të hetuar korrupsionin te ish-zyrtarët dhe zyrtarët aktualë, përcjell Nistori.

    “Ekipi i Sanksioneve nga Uashingtoni do të qëndrojë këtu për të marrë një vështrim më agresiv ndaj aktorëve të korruptuar të kaluar dhe aktual dhe për të marrë në konsideratë të gjitha përgjigjet e mundshme. Sektori i drejtësisë i Maqedonisë së Veriut ka nevojë për më shumë hetime, ndjekje penale për të treguar se askush nuk është mbi ligjin.”, shkruan Aggeler.

    Ndryshe, Aggeler kritikoi vendin, duke thënë edhe pse po ecën në rrugën drejt BE-së, korrupsioni vazhdon të pengojë përparimin e Maqedonisë së Veriut. gjatë tre dekadave të fundit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Superekspertiza për aksidentin në Llaskarcë akoma nuk është gati

    Lajmi i rradhës

    Sali Berisha goditet me grusht në protestë, gjakoset në fytyrë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë