Sali: Është herët të hiqen maskat, pandemia ende nuk ka kaluar

    Ditën e djeshme (21 mars), pas një kohe të gjatë u regjistrua numër dy shifror (64) i rasteve të reja me COVID-19. Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, tha se ulja e infektimeve me COVID-19 nuk është indikator se pandemia ka kaluar. Ai gjithashtu tha se është herët për heqjen e plotë të maskave.

    Gjithashtu, institucionet kompetente vazhdojnë me thirrjen për vaksinim më masiv, ndërsa dje ka nisur karvani për vaksinimin kundër virusit, i cili ka për qëllim promovimin e vaksinës si mënyrë e imunizimit të sigurt. Filloi në Shuto Orizarë dhe në dy javët e ardhshme do të përfshijë 14 komuna.

    Sa i përket masave të propozuara nga Komisioni për Sëmundjet Infektive, Sali pret që sot të mbahet një mbledhje në Shtabin e Përgjithshëm të Krizave dhe më pas ato të votohen në seancën e qeverisë.

    Një nga rekomandimet është që nxënësit e shkollave fillore të përjashtohen nga mbajtja e maskave. Ai shtoi se dëshiron që të gjithë të jenë pa maska, por situata reale nuk e lejon. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Sërish rritet çmimi i naftës në Shqipëri

    Lajmi i rradhës

    Kurti: Për zgjedhjet serbe në Kosovë duhet të ketë marrëveshje mes dy vendeve

    Lajme tjera

    Idiotësia artificiale

    Slavoj Žižek Nuk ka asgjë të re në lidhje me lajmin se “chatbots” janë në gjendje të zhvillojnë një bisedë në gjuhën natyrore,…
    Më tepër

    Bashkohu

    Informohu në kohë