Sërish rritet çmimi i naftës në Shqipëri

    Çmimi i naftës në Shqipëri është rritur gjatë ditës së martë në pikat me pakicë të tregtimit të karburantit. Një litër naftë po tregtohet me 221 lekë [1.78 euro] për litër, nga 203 lekë [1.6 euro] për litër që ishte më parë.

    Ndërsa, një litër benzinë po tregtohet sot me 211 lekë [1.7 euro], nga 206 lekë [1.66 euro] për litër që ishte më parë.

    Ndryshimi i çmimeve erdhi pas vendimit të djeshëm të Bordit të Transparencës, i cili fikson çmimet që prej tre javës dhe rishikon periodikisht nivelin e tyre në bazë të ecurisë së çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare.

    Gjithsesi, vendimi i Bordit nuk u bë publik, ndryshe nga rastet e mëparshme, kur rishikimi kishte qenë në ulje. Kjo është hera e parë që bordi vendos rritjen që nga krijimi i tij.

    Në bursa, nafta tregtohej të martën në mëngjes në 118 dollarë për fuçi, në rritje nga niveli më i ulët i muajit prej pak nën 100 dollarë rreth një javë më parë. Përshkallëzimi i konfliktit Rusi-Ukrainë dhe shqetësimet për furnizimin me naftë po e shtrenjtojnë arin e zi në bursa.

    Në vend, nafta arriti deri në 260 lekë [2 euro] për litër në fillim të marsit, pasi u ngjit në 130 dollarë në bursat ndërkombëtare. Pas kësaj rritjeje, qeveria krijoi Bordin e Transparencës, i ngritur me qëllim kufizimin e përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe gazit, raporton Monitor. 

    Lajmi Paraprak

    ​Sot është Dita Botërore e Ujit

    Lajmi i rradhës

    Sali: Është herët të hiqen maskat, pandemia ende nuk ka kaluar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë