Sali: ia vlen beteja kundër të keqes

    Nënkryetari i Alternativës, Bekim Sali, në tubimin e mbrëmshëm në Çair, deklaroi se kjo parti e di shumë mirë se sa është e rëndësishme beteja kundër të keqes së përgjithshme. Ai tha se ia vlen të vazhdohet beteja, përcjell Nistori.

    “Një dekadë jemi këtu, një dekadë pa ndërprerë kemi bërë betejë. Në moment të caktuar kemi patur dëshpërime, shpifje, përçarje, demotivime, por ne jemi ende këtu. Këto vite të punës tonë opozitare na mësuan se që ta bëjmë këtë fitore na duhej edhe një bashkim, një dekadë u munduam vet i kaluam gjitha sfidat, shumica nga ju i dini, i dini fazat tona të zhvillimit në skenën politike dhe përfundimin e kësaj ishte se ne patjetër duhet t’i bashkojmë forcat”, deklaroi Bekim Sali.

    Mes tjerash, Sali, tha se ata që dikur e kanë akuzuar atë se është në shërbim të pushtetit, “sot komplet janë në shërbim të pushtetit dhe të Ali Ahmetit”.

    Lajmi Paraprak

    Kaligrafia, një “udhëtim shpirtëror përmes durimit”

    Lajmi i rradhës

    Si asnjëherë më parë, partitë në RMV ndezin motorët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë