Sali: Numri i personave me astmë është vazhdimisht në rritje

    Dita Botërore e Astmës sipas kalendarit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) këtë vit shënohet më 3 maj dhe është një sëmundje e rëndë kronike që arrin në 300 milionë pacientë në mbarë botën nga të gjitha grupmoshat, ka shkruar sonte ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, në Facebook.

    Ministri Sali shprehet se numri i pacientëve në vendin tonë është nga 80 mijë në 100 mijë dhe është në rritje të vazhdueshme.

    “Një nga qëllimet tona kryesore është përmirësimi i cilësisë së jetës dhe mbrojtja e shëndetit me barna të cilësisë së lartë dhe të përballueshme që ofrojnë një rezultat më të mirë në trajtimin e pacientëve me astmë dhe sëmundje kronike të mushkërive”, shkroi ministri Sali. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Magjia e fjalës” e Halil Ramës, në librin e tij të 20-të

    Lajmi i rradhës

    “Funksionarët në RMV e kanë obligim ligjor të japin llogari për shpenzimin e mjeteve buxhetore”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë