Sali: Të udhëheqësh me shëndetësinë në kohë pandemie, kërkon guxim dhe kapacitet

    Sekretari i përgjithshëm i partisë Alternativa, Bekim Sali i ftuar në emisionin “360 gradë”, deklaroi se në politikë nuk ka miq dhe armiq të përhershëm. Sipas tij ekzistojnë momente politike të veprimit dhe se partia e tij Alternativa pas dështimit të rrëzimit të qeverisë Zaev, tha se ishte momentin për të marr qëndrim o do të mbahej peng qeveria me numrat 60-60 o do të shkohej në zgjedhje të parakohshme. Me këtë rast subjekti i tij politik vendosi që t’i bashkohej Qeverisë dhe t’i jepte një shans plus.

    “E din i në politikë nuk ka miq të përhershëm dhe armiq të përhershëm, janë momente politike kur ju duhet të veproni në bazë të principeve tuaja të cilat i keni…Natyrisht misioni ishte të bie një qeveria dhe t’i jepej shans reformave ose ndryshmit që mund të bëhet. E dini gjithë situatën që ndodhi brenda, dhe prej ditës kur nuk u realizua rrëzimi i qeverisë, duhej të pranonim një realitet se qeveria nuk ra ,dhe kishim dy zgjidhje o ta mbajmë peng me numrat 60 -60 dhe kështu të shkojmë në zgjedhje të parakohshme…Ne ishim të qëndrueshëm deri në momentin kur ishte dita kritike e votimit… Por pas gjithë asaj golgote që ndodhi në parlament, ditën e nesërme ishte një situatë e re ku duhej të mendohej për të ardhmen e shtetit, pa mare parasysh Alternativa është në opozitë apo pozitë, kishim ftesën për ta stabilizuar qeverinë dhe për ti dhënë një shans plus qeverisë e cila do të riformoheshe”, deklaroi Bekim Sali, sekretar i përgjithshëm i partisë Alternativa. 

    Pse mungon biografia e ministrit Sali në ueb faqen zyrtare të ministrisë së Shëndetësisë

    “Për arsye të dinamikës së punës që e kemi në ministri, unë nuk kam arritur që të bëj ndonjë fotografi të unifikuar si gjithë ministrat tjerë që e kanë të publikuar, nuk di arsyen tjetër pse CV ime nuk është në ueb faqen e Qeverisë. Për mua, prej ditës së parë kemi një betejë që po e bëjmë me koronën, me Kovid-19. Po mundohem të jem i shpejtë i saktë në betejën që po e zhvillojmë dhe kjo pjesa tjetër e CV nuk di, ndoshta nuk i kam dhënë shumë rëndësi”, tha Bekim Sali, ministër i Shëndetësisë.

    Sali: Të menaxhosh shëndetësinë në kohë pandemie, kërkon guxim dhe kapacitet

    “Nuk është shpërblim, është besim i cili është dhënë ndaj meje nga ana e partisë Alternativa dhe nga ana e kryem ministrit Kovaçevski. Ne të gjithë e dimë se po gjendemi në periudhë të betejës së madhe, një luftë pandemie e cila ka dy vite që po zhvillohet dhe të marrësh resorin e shëndetësie do të thotë se je entuziast dhe ke kapacitet të përballesh me një sfidë të këtillë dhe këtë sfidë ma kanë dhënë edhe kryeministri por edhe kryetar im i partisë”, shtoi Sali.

    A realizohen qëllimet e Alternativës në Qeveri

    “Ne pjesë e qeverisë jemi që tre javë, formimi i qeverisë së re me mandatar të ri është trejavëshe. Kështu që jam optimist kam besim në kryeministrin për ta shtyrë procesin e integrimit, është diçka që po flitet në 25 vitet e fundit dhe ne jemi besnik ndaj qëndrimit tonë që e kemi thënë publikisht se jemi pro integrimit tonë në Bashkimin Evropian, për shkak se besojmë se e ardhmja e këtij shteti është aty”, tha sekretar i përgjithshëm i Alternativës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Lulet që mbushin shtëpinë me oksigjen – Cilat duhet të zgjidhni

    Lajmi i rradhës

    KODI ZGJEDHOR | Partitë: “Duhet”, “së shpejti”, “do të hapim debat”…

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë