SAMITI BE – BALLKANI PERËNDIMOR | Kovaçevski, Rama dhe Vuçiqi do të shkojnë në Bruksel

    Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, homologu i tij shqiptar, Edi Rama dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq do të shkojnë në Bruksel dhe do të marrin pjesë në samitin Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, përcjell Nistori.

    Kryeministri i Shqipërisë Rama njoftoi në Twitter se pas konsultimeve të ndërsjella, të tre liderët e vendeve të përfshira në Ballkanin e Hapur, megjithatë vendosën të nisen për në Bruksel.

    “Ne do të marrim pjesë në mbledhjen e Këshillit të BE-së. Nuk do të ketë shumë për të dëgjuar për ne, por ne do të kërkojmë të dëgjohemi për idenë e një Unioni të ri politik evropian që ne mbështesim, një Ballkani të Hapur që promovon frymën e Evropës dhe rrëmbimin tonë nga Bullgaria që po e shkatërron atë. Sapo dëgjova se diçka po lëviz sot në Bullgari. Është herët për të qenë optimist”, tha Rama.

    Kryeministri Kovaçevski përmes profilit të tij në Facebook, nëse nuk sigurohet ecuria e procesit të integrimit evropian, do të jetë problem serioz dhe një goditje për besueshmërinë e BE-së në Ballkan

    “Nëse nuk sigurohet ecuria e procesit të integrimit evropian, do të jetë problem serioz dhe një goditje për besueshmërinë e BE-së në Ballkan. Pikëpamjet tona për këtë temë do t’i përcjellim bashkërisht, në samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor, në një forum të gjerë, në qendër të diplomacisë evropiane”, shkroi Kovaçevski.

    Në nismën “Ballkani i Hapur” bëjnë pjesë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.

    Në samitin e 23 dhe 24 qershorit, liderët e 27 vendeve anëtare të BE-së do të marrin këtë javë në konsideratë aplikimet për statusin e vendit kandidat të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjerogjisë.

    Lajmi Paraprak

    Xhaka kërkohet nga tri klube të Serie A

    Lajmi i rradhës

    Shtohen aksidentet në Shqipëri, shkak rrugët e reja që udhëtarët nuk i njohin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë