Shtohen aksidentet në Shqipëri, shkak rrugët e reja që udhëtarët nuk i njohin

    Foto ilustruese

    Sezoni turistik ka rritur numrin e aksidenteve në vendin tonë. Sipas shefit të Urgjencës Kombëtare në këtë periudhë llogariten 9-10 aksidente në ditë.

    Shtimi i  automjeteve në rrugë por dhe shumë rrugë të reja  të cilat  janë të panjohura  për udhëtarët e sidomos për  shtetasit e huaj  konsiderohen  shkaku kryesorë i numrit të lartë të aksidenteve që ndodhin në Shqipëri.

    Për të përballuar sezonin turistik Brataj thotë se  është shtuar numri i personelit mjekësor sidomos në zonat bregdetare ku spitali është larg.

    Përveç urgjencave të traumës, të larta mbeten dhe urgjencat mjekësore për shkak të problemeve kardiake  e më pas vijnë ato neurologjike.

    Numri i aksidenteve automobilistike:

    1353  aksidente për periudhën janar-maj

    Në janar 223 aksidente, 6- 7 aksidente në ditë

    Në maj 274 aksidente, 9-10 aksidente në ditë. /tch/

    Lajmi Paraprak

    SAMITI BE – BALLKANI PERËNDIMOR | Kovaçevski, Rama dhe Vuçiqi do të shkojnë në Bruksel

    Lajmi i rradhës

    Universiteti i Prishtinës nën llupë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë