Samiti i BE-së, Rama: Në fund do dëgjojmë një “Jo, më fal!” për hapjen e negociatave

    Kryeministri Edi Rama ka vënë në pikëpyetje pjesëmarrjen e Shqipërisë në Samitin e Bashkimit Europian që do të mbahet në datat 23 dhe 24 qershor në Bruksel.

    Përmes një reagimi në Twitter, Rama ka zbuluar një bisedë që ka bërë me me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçvski dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, teksa thotë se sheh një “jo” në fund të samitit.

    Ende nuk dihet nëse është konfirmim që nuk do të marrë pjesë, por në fund shkruan “Çfarë duhet bërë atje”.

    Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! Çfarë duhet bërë atje?!”, shkruan Edi Rama. /tch/

    Lajmi Paraprak

    Kasami mund të gjobitet deri në tre mijë euro nga Ministria e Financave për shkelje të afatit ligjor për llogarinë përfundimtare

    Lajmi i rradhës

    Reformat në media – tre hapa përpara, dy hapa mbrapa

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë