Scholz mesazh të qartë nga Kievi: Ukraina i përket familjes europiane

    Kancelari gjerman Olaf Scholz ka deklaruar gjatë konferencës për shtyp të dhënë nga Kievi, se ai erdhi në Ukrainë me një mesazh të qartë: “Ukraina i përket familjes europiane”.

    Ai shtoi se Gjermania do të mbështesë një vendim pozitiv për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në Bashkimin Evropian.

    Scholz nënvizoi gjithashtu se Gjermania do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa asaj do t’i nevojitet.

    Gjatë fjalës së tij kancelari gjerman zbuloi se Gjermania ka pranuar rreth 800,000 refugjatë ukrainas deri më tani.

    Pritësi, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, deklaroi se pushtimi i Rusisë përbën agresion kundër të gjithë Evropës.

    Ai shtoi se sa më shumë armë të marrë Ukraina nga vendet perëndimore, aq më shpejt do të jetë në gjendje të çlirojë tokat e saj të okupuara.

    Mbështetje për anëtarësimin në BE, Ukraina mori dhe nga liderët e Italisë, Francës dhe Rumanisë, të cilët së bashku me kancelarin Scholz, vizituan Kievin këtë të enjte.

    Lajmi Paraprak

    Dragi Rashkovski mohon se ka kërkuar nga gjykata t’i kthejë pasaportën

    Lajmi i rradhës

    Shëndeti mes politikës dhe ekonomisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë