Seancë e Komisionit kuvendor për financim dhe buxhet

    Në Kuvend sot seancë do të mbajë Komisioni për financim dhe buxhet.

    Anëtarët e këtij Komisioni do të debatojnë për Propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për tatim të vlerës së shtuar, sipas procedurës së shkurtuar – lexim të dytë.

    Në rend dite të seancës është edhe Propozim-ligji për vërtetim të interesit publik dhe nominim të partnerit strategjik për implementim të projektit për ndërtim të korridorit të infrastrukturës 8 (pjesa: Tetovë-Gostivar-Bukojçan dhe projekti për autostradën Trebenishta-Strugë-Qafëthanë) dhe korridori 10 D (pjesa e autostradës Prilep-Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas procedurës së shkurtuar – në lexim të dytë.

    Ky propozim-ligj është sjellur nga deputetët Jovan Mitreski, Arbër Ademi, Surija Rashidi dhe Kastriot Rexhepi./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Ndërprerje të komunikacionit në rrugën Presekë-Vërbjan

    Lajmi i rradhës

    KSI: Prioritet mbetet imunizimi i popullatës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë