Kryetari i Komunës së Zhelinës do të garojë edhe për një mandat të dytë në zgjedhjet lokale të tetorit. Ai para banorëve të kësaj komune ka marrë besimin që të jetë kandidat i Komunës së Zhelinës nga radhët e Lëvizjes Besa, njofton Nistori.
“Ndjej obligim t’ju njoftoj se në mbledhjen e mbrëmshme të Kuvendit themelues të Degës së Lëvizja BESA – Komuna e Zhelinës, mora besimin që edhe një herë të jem kandidat për Kryetar i Komunës së Zhelinës në mandatin 2021-2025. Më bën ende më të fortë dhe të përkushtuar përkrahja unanime e delegatëve e të gjitha Nëndegëve, që njëherit kjo më jep edhe përgjegjësi më të madhe. Nuk dyshoj në fitoren tonë, sepse fitoret i jep vetëm populli, e populli i sheh rezultatet e punës tonë”, deklaron Sejdiu.
Përndryshe, Sejdiu do të jetë në garë sërish me ish-kryetarin e Komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi (BDI) dhe Mahir Ziberi (ASH). /Nistori/