Krijohet shumica e re parlamentare | VMRO-ASH&AAA – Lëvizja Besa dhe E majta bëhen bashkë

    Kemi shumicë të re parlamentare. Kështu thuhet në postimin në Facebook të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke shpërndarë fotografi me krerët e Alternativës, “Levicës” dhe Besës.

    “E ardhmja e re vjen, koha e re dhe shpresa e re. Na presin sfida të fuqishme, të vetëdijshëm dhe falënderues për mbështetjen bashkë do të kemi sukses. Maqedonia do të ketë sukses. Kemi shumicë të re parlamentare” – ka shkruar Mickoski në Facebook.

    Një situatë të këtillë e ka konfirmuar edhe Areb Taravari nga ASH-ja, poashtu në Facebook.

    Taravari duke shpërndarë një video të KlanMacedonia ka shkruajtur shkurt në tri gjuhë, shqip, maqedonisht e turqisht;

    Shumicë e Re!

    T’fala nga Taravari!

    Një epilog I këtillë vjen pasi Besa vendosi ta braktis Qeverinë, pas vendimit të KSHZ-së që të ketë rivotim në Zhelinë pas ankesve të BDI-së. /Klan M/

    Lajmi Paraprak

    Sejdiu: BDI-në nuk do e shihni më në qeveri, nuk do të tolerojmë!

    Lajmi i rradhës

    Mid’hat Frashëri si politikan, diplomat dhe publicist

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë