Sejdiu: të mos dëmtohet VLEN-i, secili ta masë takatin në terren

    Për pakënaqësitë e Arben Fetait në VLEN, Blerim Sejdiu në Click Plus tha se duhet të bëhet kompromis dhe mos të shprehen pakënaqësitë individuale, që siç tha, për faktin se nuk duhet të dëmtohet dhe të bllokohet VLEN-i. Sejdiu tha se duhet parë secili gjendjen në terren dhe rezultatet, përcjell Nistori.

    “Të gjejë gjuhën e përbashkët, kompromisit dhe të pajtohemi ne me gjendjen siç e kemi situatën politike në terren dhe rezultatet tona. Në këtë drejtim mendoj se duhet të shkojë VLEN dhe të mendojë për tablon e madhe, atë që e don populli dhe jo të shprehim atë pakënaqësitë individuale dhe të bëjmë bllokime apo dëmtime të gjithë VLEN-it, për arsye se unë mendoj ndryshe. Jo. Unë mendoj ndryshe dhe kam një kufizim se deri ku mund të shkojë ai mendim i imi dhe kur e shoh së bëjë dëmtim të VLEN-it duhet të ndaloj”, tha Sejdiu.

    E për Alternativën, Sejdiu tha se do të gjejnë arsyen dhe rrugën për të tejkaluar teket politike dhe shtoi se “si herën e parë që gjetën rrugën për të qenë pjesë e VLEN-it, edhe kësaj herë do tejkalojnë veten dhe do të marrin vendimet më të mira”.

    “Po kthehet kingu Artan Grubi”, Sejdiu: kingu që do fundosë gjithë kingat tjerë

    “Ardhja e tij tregon se nuk ka mbrojtje as për atë as për BDI-në”, kështu tha në Click Plus Blerim Sejdiu nga VLEN për arrestimin e Artan Grubit duke shtuar se kanë informacione se “BDI ka thënë se nuk mund ta shpëtojnë veten e jo më atë”. Sejdiu tha se me ardhjen e Grubit po hapet paprekshmëria e BDI-së dhe e sistemit korruptiv që siç tha, sistemi i paprekshmërisë bie dhe hapet Kutia e Zezë.

    “Grubi do të dalë dhe të këndoj dhe do të thotë një nga një kush është i përfshirë aty, çfarë ka ndodhur më tutje dhe kush ka qenë i përfshirë në të gjitha aferat”, deklaroi Sejdiu.

    Tutje Sejdiu shtoi se me ardhjen e Artan Grubit, në Maqedoni do të ketë një kthesë politke e siç tha “Grubi do të jetë kingu që do t’i fundosë të gjithë të tjerët”.

    A është Fatmir Limani pjesë e Lëvizjes Besa?

    Se a është Fatmir Limani pjesë e Lëvizjes Besa? I ftuar në Click Plus, Blerim Sejdiu tha se nuk ka ndonjë informacion se Limani nuk është anëtarë i partisë, duke e sqaruar çështjen e shkarkimit të kryesisë, që siç tha, janë shkarkuar nga përgjegjësia dhe funksionet, jo nga anëtarësia duke nënvizuar se kjo vlen për të gjithë anëtarët pa dallim.

    “Nuk kam ndonjë informacion se Fatmir Limani nuk është anëtarë i Lëvizjes Besa. Nuk mund ta them një gjë të tillë se kjo vlen për të gjithë anëtarët e Lëvizjes Besa, këta që u shkarkuan a janë të gjithë anëtarë? Janë anëtarë dhe ne nuk i kemi shkarkuar nga anëtarësia, janë shkarkuar nga përgjegjësia dhe funksionet e caktuara që i kanë pasur me mandat”, tha Blerim Sejdiu.

    E lidhur me deklaratën e Fatmir Limanit ku tha se “Nuk jam individ, nesër mund të jem 15 deputetë”, Sejdiu tha se nuk do të donte ta komentonte pasi nuk ka informacion se në çfarë kontesti është dhënë kjo deklaratë.



    Lajmi Paraprak

    Maqedonasit në “turizëm farmaceutik” në Kosovë dhe në Serbi për barna më të lira

    Lajmi i rradhës

    Çfarë presidenti i duhet Kosovës sot?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë