Sektori publik sot fillon grevën e përgjithshme

    Sektori publik sot do të hyjë në grevë të përgjithshme derisa të plotësohen kërkesat e sindikatës për rritje lineare të pagave neto për 2806 denarë, që do të ishte përshtatje ligjore për rritjen e pagës minimale, e cila u rrit pikërisht për atë shumë, nga 15.194 deri në 18.000 denarë. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) njoftoi gjithashtu se simbolikisht sot në ora 10 do të vendosë 120 karrige bosh para Kuvendit, ndërsa të pas nesër 21 ulëse para Qeverisë, gjë që siç thonë ata, deputetëve dhe përfaqësuesve të qeverisë që nëse nuk përfaqësojnë interesat e punëtorëve, të zbrazin karriget e tyre, shkruan Slloboden Peçat.

    “Do të jenë në grevë administrata, gjyqësori, shëndetësia, Ministria e Brendshme, ndërmarrjet publike dhe komunale e të tjera, pra të gjitha ato që mbulohen nga marrëveshja e përgjithshme kolektive për sektorin publik. Në grevë kanë qenë të ftuar të gjithë nga sektori publik, të cilët nuk kanë marrë rritjen që u takon, por janë ftuar edhe ata të cilëve u është rritur paga për të përkrahur kolegët e tyre”, sqaron Ivan Peshevski nga LSM.

    LSM thotë se urgjencat dhe punët që janë të nevojshme për të mos rrezikuar shëndetin, jetën dhe sigurinë personale të punonjësve dhe qytetarëve, do t’i mirëmbajnë 10 për qind e të punësuarve.

    Ndryshe, në mëngjes gjysma e Qeverisë u ul në tryezën e bisedimeve me përfaqësuesit e LSM-së. Në takim morën pjesë zëvendëskryeministri- Fatmir Bytiqi, ministri i Financave- Fatmir Besimi dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale- Jovanka Trençevska.

    Peshevski e vlerësoo takimin si të pasuksesshëm.

    “Ata na bindën se duhet të flasim për një model të qëndrueshëm, pra një metodologji të re për përcaktimin e pagave. Nuk kemi kaq shumë kohë. Inflacioni është i lartë. Tani duhet të veprojmë dhe pastaj mund të negociojmë për një model të ri pagash”, tha Peshevski.

    LSM shprehet jashtëzakonisht e zhgënjyer që në rebalancin e buxhetit nuk përmenden para për rritjen e pagave në sektorin publik dhe thekson se vazhdon të qëndrojë kërkesa e tyre për rekurs për pushim vjetor në sektorin publik nga viti 2023 .

    Ndryshe, dje në seancën e Komisionit për Financa dhe Buxhet nuk ka kaluar amendamenti i LSM-së i propozuar përmes VMRO-DPMNE-së në rebalancin e buxhetit për të siguruar mjete për rritje lineare të pagave.

    LSM konsideron se nëse ribalanci i buxhetit kalohet pa siguruar mjete për rritjen e pagave në sektorin publik, nuk do të mund të veprohet në përputhje me ligjin dhe nuk do të ketë mjete për rregullimin e pagave të punonjësve të sektorit publik nga 1 korriku siç është kërkesa e LSM-së, e as në afatin ligjor për harmonizimin e pagave.

    Lajmi Paraprak

    “Dashuria nuk mbaron, ndryshojnë njerëzit”, Matteo Bussola

    Lajmi i rradhës

    “Kufiri” hiqet në fundjavë! Marrëveshja, të shtunën s’ka më kontrolle policore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë