Sela akuzon Merkon dhe të afërmit e tij: Në tokë shtetërore ndërtojnë vila buzë liqenit

    Heshtje nga komuna e Strugë pas akuzave të drejtpërdrejta të kreut të Aleancës për Shqiptarë, Zijadin Sela, se në auto- kampin në Livadishtë, ku zëvendës drejtori i Elektranave të Maqedonisë është nga radhët e BDI-së, po ndërtohen vila. Sipas Selës, bëhet fjalë për projekt të kryetarit Ramiz Merko dhe të afërmve të tij, edhe atë në tokë që është në pronësi të Elektranave. Alsat kërkoi qëndrim nga autoritetet lokale, por përgjigje nuk morëm.

    Ky krim i ri urban dhe mjedisor vjen vetëm disa javë pasi partia e tyre njoftoi për ribrendimin e saj si parti e gjelbër -shkruan Zijadin Sela në FB.

    Nga Aleanca apelojnë që Qeveria ta ndalojë këtë, siç shprehen, ndërtim ilegal dhe të aktivizohet Inspektorati dhe Prokuroria.

    “Këto janë pesë objektet që nga ASH akuzojnë se po ndërtohen këtu në auto- kampin Livadishtë, në një nga vendet më atraktive të bregut të Strugës”.

    Nga Elektranat e Maqedonisë thonë se kompania e tyre ELEM TURS, çdo vit i vazhdon kontratat për marrje të rimorkiove me qira apo për hapësirë për vendosjen e objekteve personale.

    Kjo nënkupton që nuk bëhet fjalë për ndërtim të fortë, por për objekt të përkohshëm. Qiramarrësi, para vendosjes së rimorkios, si deri më tani, duhet të vendos bazë betoni. Deri më tani, nuk është evidentuar se kryetari i Strugës, Ramiz Merko ka lidhur kontratë qiraje – njoftojnë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut.

    Ajo që mund të shihej në vendngjarje është se përveç shtresës së betonit, është vendosur edhe konstruksioni për objektet. Reagojnë edhe nga sektori civil.

    Demiri vlerëson që shteti ka dy opsione që duhet t’i zbatojë në Strugë. Njëri është që të kërkojë nga komuna të ndërmarrë masa për ndërtimin ilegal kurse nëse nuk e bën këtë, opsioni i dytë është që Qeveria të marrë vendim për marrjen e kompetencave të komunës në pjesën e urbanizmit dhe problemet t’i zgjidhë pushteti qendrorë./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sindikatat paralajmërojnë për shkelje të të drejtave të punëtorëve

    Lajmi i rradhës

    Shkencëtarët kanë gjetur 14 pasardhës nga familja Da Vinçi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë