Sela: ASh kurrë nuk ka qenë e Ziadin Selës, atë tani duhet ta udhëheqë Arben Taravari

    Në Qendrën për Kulturë në Tetovë, ka nisur Kongresi i 3-të i jashtëzakonshëm i Aleancës për Shqiptarët. ASh-ja zgjedh të parin e partisë. Derimë tani këtë funksion si ushtrues detyre pas Ziadin Selës ka qenë ushtrues detyre, Arben Taravari.
    Arben Taravari sot garon për të parin e partisë, asnjë kundërkandidat, njofton Nistori.

    “Partitë politike nuk mund të jenë pronë e një individi, e unë sot jam këtu me krenarinë më të madhe për të thënë se unë i qëndrova fjalës ashtu siç i kam qëndruar shumë fjalëve tjera deri tani. ASH nuk ka qenë kurrë e Ziadin Selës dhe nuk do të jetë e askujt tjetër, përveç se e shqiptarëve”, tha mes tjerash Sela.

    Sela tha se ai mendon që ASh-në duhet ta udhëheqë kandidati i vetëm për kryetar të partisë, Arben Taravari.

    “Sot jemi mbledhur për të zgjedhur të parin në mesin tonë për 4 vitet e ardhshme, referenca ime ka qenë dhe unë kam menduar që ai që do të duhet ta vazhdojë rrugëtimin e ASH-së të jetë miku im Arben Taravari”, tha mes tjerash Sela. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si masë kundër ndotjes – Përdorimi i veturave zyrtare të zvogëlohet për 50 për qind

    Lajmi i rradhës

    Rasti “Zhan Mitrev”, javën tjetër publikohet raporti

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë