Sela: Deputetët nuk janë fëmijë që mos ta dijnë se për çfarë nënshkrimi bëhet fjalë

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një prononcim për media ka deklaruar se çdo deputet që e ka nënshkruar listën e din që lista e nënshkruar është nënshkruar për ta rrëzu qeverinë, shkruan Nistori.

    “Njeriu kur ka ndonjë hall, mundohet të gjejë arsyetime të pabaza dhe të gënjeshtërta. Kërkush nuk është fëmijë dhe gjithësecili e din që lista që është nënshkruar, është nënshkruar për ta rrëzu qeverinë dhe natyrisht ideja e rrëzimit të qeverisë është rrëzimi i një qeverie e cila s’kishte sesi të ndodhë ndryshe, por të shndërrohet në një qëndrim hibrid. Dhe ideja bazë e një shumice të re, siç jam deklaruar në paraqitjet e mia, është që qytetarët t’i bëjë të lirë”, ka deklaruar Sela.

    Sela shtoi se PiAr-i BDI-së që kundërshton nënshkrimet e deputetëve edhe nga partia “E majta” është shumë i ulët, nxjerr fytyrën e BDI-së të cilën e ka të rëndësishëm vetëm pushtetin.

    “Nëse duhet të flitet diçka si “kundër shqiptare”, pse nuk flitet për LSDM apo për VMRO-DPMNE apo se frikësohen se një ditë duhet të ulen me ta të bëjnë qeveri. Dhe tani merren me ca nënshkrime të një partie politike e cila ka nknshkruar vetëm të bjerë qeveria dhe asgjë më shumë. Nëse doni të flisni për një parti antishqiptare, le të flasin vërtetë për ato parti antishqiptare. Jo vetëm për një parti që ka dy deputetë”, shtoi Sela.

    Ai u përgjigj se ASH është e vetëdijshme nëse nuk kalon nisma për rrëzimin e qeverisë, por më tepër se gjithçka është i vetëdijshëm se populli nuk është i lirë, që çdo ditë shantazhohet, kërcënohet. Ai tha se aspask nuk e ka shqetësimin tek karriera politike dhe se liria e stisur nuk ka çka i duhet. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Një rrugë pa krye dhe një rrugë e hapur për kthimin e PD-së në pushtet

    Lajmi i rradhës

    Thirret seanca për mocionin e votëbesimit ndaj Qeverisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë