Sela: qeveria po liron terroristët e 27 prillit nga burgu

    📌 Kur shkelet një marrëveshje, shihen modalitetet për marrëveshje të re. Me ekspertë ndërkombëtarë kërkojmë zgjidhje që garanton legjitimitetin e shqiptarëve

    📌 Qeveria po bën shantazhe në emër të drejtësisë dhe liron terroristët e 27 prillit nga burgu

    Ziadin Sela, lider i ASh-së, pjesë e Frontit Europian ka bërë të ditur se po synohet të ndryshohet sistemi në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe këtë, siç tha ai, po e bënë Fronti Europian.

    Para mbledhjes së kryesisë së partisë në Gostivar, Sela tha se Fronti ka maturinë e nevojshme politike për të bërë këtë dhe qëllimi siç vlerësoi ai, është të mbrohet legjitimiteti i shqiptarëve.

    “Kemi maturinë e duhur politike për të sjellë ndryshime në sistem në situata të qeta dhe jo në situata konflikti. Këtë po e bën Fronti Europian. Po hap tema – ne nuk jemi histerik për të qenë më patjetër pjesë e pushtetit. Gjithsecili që mundohet të mvesh këto lloj konotacionesh…, aktivitetin që e ne bëjmë dhe betejën politike që ne e bëjmë për të mbrojtur votën e shqiptarëve”, tha Sela.

    Sela përmend ndarjen në formë “kantonizimi, regjionesh gjyqësore”, që sipas tij, tashmë zbatohen në shtetet evropiane që kanë komunitet edhe më të vogël se shqiptarët – nën 30%.

    Lajmi Paraprak

    Sindikatat në RMV: nuk rikthehet e diela si ditë pune

    Lajmi i rradhës

    PThP do të kërkojë bashkim të procedurave për të akuzuarit e vrasjeve Vanja – Pançe

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë