Sela: Përveç LSDM-së dhe BDI-së, edhe Alternativa e ka humbur legjitimitetin

    Qeveria që propozohet sot e ka humbur legjitimitetin, mbi të gjitha i mandatuari nuk ka shkuar në zgjedhje dhe si i tillë nuk ka legjitimitet dhe ai që ka qenë kryeministër ka dhënë dorëheqjen dhe legjitimitetin e shpenzuan ai dhe BDI pas zgjedhjeve lokale, tha deputeti i Aleancës së Shqiptarëve, Ziadin Sela gjatë debatit të sontëm për qeverinë e re, përcjell Nistori.

    “Përveç LSDM-së dhe BDI-së, subjekti i tretë politik që e humbi legjitimitetin është edhe Alternativa, të cilat deri dje ishin në koalicion me Aleancën e Shqiptarëve dhe tani i janë dorëzuar BDI-së”, shtoi Sela.

    Pas dy ditësh debat në kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot në mesnatë duhet të votohet qeveria e re me kryeministër Dimitar Kovaçevski, si pasardhës i Zaevit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Për një muaj fatura e rrymës 100% më e lartë, qytetari ankohet për manipulim të orëmatësve

    Lajmi i rradhës

    Ushqimet që përkeqësojnë rënien e flokëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë