Për një muaj fatura e rrymës 100% më e lartë, qytetari ankohet për manipulim të orëmatësve

    Besnik Hasani nga fshati Çerkez i Kumanovës është i revoltuar ndaj faturës së rrymës elektrike për muajin dhjetor që sipas tij është e dyfishuar.

    “Çmimi i faturws ishte enorm në krahasim me muajin e kaluar, d.m.th me muajin nëntor për shkak se kjo faturë është e muajit dhjetor. Në muajin nëntor kam pasur të harxhuar 950KW në orë ndërsa në muajin dhjetor 1800, dallimi është për 850 KW në orë”, tregon ai.

    Hasani shpjegoi se ai nuk është rasti vetmi tek i cili ka pasur dyfishim të çmimit të faturës. Rasti është paraqitur në EVN, nga ku i janë përgjigjur se mund të ketë problem me orëmatësin, ndërsa Hasani dyshon për manipulim elektronik të orëmatësve.

    “Janë edhe 7-8 persona me të cilët personalisht kam kontaktuar me ata të cilët kanë marrë fatura për muajin dhjetor, e ata të cilët nuk kanë marrë EVN do t’i befasojë me një uratë për vitin e ri. Më njoftuan se do të dërgojnë ekip kinse të bëjnë kontrollin e orëmatësit, dyshimet e mija se bëhet manipulimi i orëmatësit prej ku nuk e di atë duhet ta dijë dikush tjetër”, sqaron më tej ai.

    Ndryshe Hasani tha se është pagues i rregullt i rrymës elektrike prandaj në mënyrë ligjore do të tentojë të detektoj problemin

    Nga EVN për TV21 theksuan se faturat për energji elektrike përgatiten në përputhje me gjendjen reale të konsumit. Sa i përket ankesave të qytetarëve nga EVN sqarojnë se ekziston departamenti i cili merret me ankesat e konsumatorëve dhe se çdo ankesë trajtohet në mënyrë të përshtatshme, ndërsa konsumatorit i dërgohet informacion kthyes e sipas nevojës kryhet edhe kontroll teknik i pikës matëse.

    “Konsumatorët asnjëherë nuk do të paguajnë më shumë ose më pak nga ajo që e kanë harxhuar.
    Ndodh që për arsye të ndryshme, ekipet e Elektrodistribuimit të mos kenë mundësi të kryejnë leximin e orëmatësit (shembull: objekt i mbyllur, pengesë nga ana e konsumatorit, shfrytëzim i pushimeve vjetore etj.) dhe në këtë rast konsumatori pranon faturë të supozuar në përputhje me dispozitat ligjore.
    Shuma e kësaj fature barazohet me leximin e ardhshëm të orëmatësit”.

    Ndryshe nga ky muaj çmimi i rrymës elektrike do të jetë më i lartë për 10 për qind. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Mexhiti: Nuk do të votoj për qeverinë e re

    Lajmi i rradhës

    Sela: Përveç LSDM-së dhe BDI-së, edhe Alternativa e ka humbur legjitimitetin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë