Sela: Tani e kemi më vështirë se në kohën e Gruevskit, duhet të kërkojmë ndihmë për gjyqësorin nga BE-ja

    Zgjedhjet, qofshin ato lokale apo parlamentare, gjithmonë shkaktojnë dorëheqje. Kryeministri njoftoi se do të japë dorëheqje. Zaevi në disa raste ka dhënë premtime publike dhe nëse i kujtohet diçka është se ai nuk i mban premtimet, kështu që opozita nuk e besonte se ai realisht do të jepte dorëheqje, ka deklaruar Ziadin Sela, kryetari i Aleancës për Shqiptarët gjatë “Utrinski brifing”, përcjell Nistori.

    Sela thotë se Dimitar Kovaçevskin ka pasur rastin ta shohë në Kuvend kur është miratuar buxheti, e ka përgëzuar për pozitën e re dhe shpreson se do të kontribuojë për demokracinë dhe daljen nga kriza.

    “Tani jemi në një situatë më të vështirë se në kohën e Gruevskit. Sepse atëherë kishim shpresë për ndryshim. Tani kemi një situatë më të keqe në gjyqësor. Çdo ditë shohim që sundohet sipas të njëjtës logjikë, vetëm emrat kanë ndryshuar”, thotë Sela.

    Sela thotë sesi vend kandidat për anëtarësim në BE duhet të kërkojmë ndihmë për gjyqësorin nga Unioni, pavarësisht se ende nuk jemi anëtar dhe nuk kemi hequr dorë nga një pjesë e sovranitetit. Ai beson se dikush nga jashtë duhet të vijë për të gjykuar çështjet në të cilat ka dyshime. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BEGU SHQIPTAR I AKULLOREVE TË ZAGREBIT

    Lajmi i rradhës

    E KONFIRMUAR: Liqeni i Dojranit, i Tikveshit dhe Berovës me ujëra shumë të ndotur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë